Panorama Sport (Albania)

Sarris dëmtohet sërish, Sukaj ende larg rikthimit

-

Qendërmbro­jtësi grek, Jorgos Sarris, duket se është shumë i pafat. Greku që gëzoi kampin vlonjat me përfshirje­n e tij në listën e lojtarëve të grumbullua­r për takimin me Tiranën, ka ndierë sërish probleme nga dëmtimi i pësuar pak muaj më parë. Ai iu nënshtrua një operacioni në menisk në fund të vitit 2019. Kjo ka bërë që Sarris të mos udhëtojë me ekipin drejt Durrësit në ndeshjen ndaj Teutës. Në këto kushte, ai pritet që të mungojë edhe në takimin me Vllazninë, deri në verifikimi­n e situatës. Po ashtu, as sulmuesi Xhevahir Sukaj nuk po duket. Shkodrani nuk po i bashkohet ende ekipit në stërvitje, edhe pse vetë deklaroi se do t’i duhen edhe 10 ditë për të qenë gati. Tashmë dihen edhe dy mungesat e sigurta në takimin e të shtunës, pasi Olsi Gocaj dhe Kreshnik Nebihu kanë plotësuar numrin e kartonëve. Kjo ia kushtëzon shumë zgjedhjet në formacion trajnerit Troisi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania