Panorama Sport (Albania)

Laçi, Cungu me sytë nga infermieri­a

-

Laçi është kthyer në shtëpi nga transferta kryeqyteta­se me zero pikë. Duke parë që skuadra kërkon të luajë medoemos në Europë, kurbinasit duan që të fitojnë me Teutën, një rival direkt për vendin e tretë. Duke ditur që Laçi nuk është në kupë, kampionati është rruga e vetme për skuadrën e Armando Cungut. Dhe pikërisht në rrugën europiane është Teuta në fundjavë. Skuadra kurbinase në kryeqytet vuajti mungesat e Toros, Gjonit, Nuabuezes. Të gjithë këta lojtarë pritet të kthehen në ekip për arsyen e vetme që një tjetër gabim do t'i kushtonte shumë ekipit kurbinas. Aktualisht, Laçi është në vendin e tretë me 41 pikë, duke qenë pretendent­i kryesor për të luajtur nga kampionati në Europë. Skuadra e Cungut këtë sezon ka kaluar shumë peripeci, ndërsa një nga goditjet e forta ka qenë eliminimi nga Kupat e Europës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania