Panorama Sport (Albania)

Ëndrra e Guindosë: Në kombëtare, nga Ballshi

"Me ekipin shqiptar kemi synime të mëdha, fitojmë Kupën"

- ERJON SALIU

Saliu Guindo është një nga lojtarët më në formë të Bylisit që po spikat në Superiore. Ai erdhi për llogari të Skënderbeu­t një vit e gjysmë më parë, nuk gjeti shumë hapësira te korçarët, ku pasi u aktivizua për një fazë atë e mori në pronësi klubi i Bylisit. Luajti dhe shënoi 10 gola në Kategorinë e Parë, ndërsa tashmë në Superiore, është një nga lojtarët më të spikatur në Ballsh, por edhe në Superiore, ndër sulmuesit më të dalluar. Në një intervistë të dhënë për një nga gazetat e Malit, "Maliweb.net", shtetit të origjinës së afrikanit, Guindo tregon karrierën dhe synimet që ai ka në të ardhmen...

Kush është Saliu Guindo?

Aktualisht luaj në klubin e FK Bylisit në Ballsh. Më parë kam luajtur me klube si: Skënderbeu më Shqipëri, Al Ahli nga Bahreini. Sa i përket karrierës sime, më parë kam luajtur edhe me Assec Mimosas dhe Esperance de Tunis. Gjithashtu, në vitin 2015 kemi marrë medalje edhe me eksperienc­ën në ekipin e Malit për të rinj në Kupën e vitit 2015.

Si është sot Saliu Guindo dhe niveli në futbollin ku luani?

Jam në gjendje të mirë shëndetëso­re dhe unë luaj në klubin tim rregullish­t. Kam luajtur dy sezone në Bahrejn. Jam përshtatur në këtë kampionat, ndonëse është pak larg nga Mali.

Cili është pozicioni i klubit tuaj?

Aktualisht, ne jemi në mesin e klasifikim­it në kampionat.

Dhe cila është performanc­a juaj këtë sezon? Personalis­ht, ju jeni sot në 10 gola.

Unë jam nga golashënue­sit

më të mirë të klubit tim edhe në listën e kampionati­t. Shpresoj që me ndihmën e Zotit të jem unë shënuesi më i mirë, jo vetëm te Bylisi, por edhe në Superiore.

Edhe sezonin e kaluar ju keni qenë shënuesi më i mirë në ekipin tuaj?

Mendoj se sezoni i kaluar shkoi ashtu. E gjithë kjo që është me rëndësi është shtimi i tempit të lojës dhe paraprakis­ht në fazën kur erdha, Bylisi luante në Kategorinë e Parë. Drejtuesit dhe lojtarët apo dhe pjesa tjetër e klubit janë të gjithë të lumtur për ecurinë e këtij sezoni, duke qenë se luajmë edhe në Kupën e Shqipërisë dhe kemi synimet tona atje.

A ka lojtarë të tjerë malianë që luajnë në kampionati­n ku ju aderoni?

Jo, nuk ka malianë që luajnë në Shqipëri... A jeni në kontakte me trajnerin e kombëtares së madhe të Malit, Muhamed Magasuba?

Jo, aspak. Nuk kam kontakte me të, por ai më pëlqen, sepse ka ndryshuar shumë në ekipin tonë. E vlerësoj vërtet, sepse ai ka filluar të shtojë kontaktet e tij për kombëtaren. Më e rëndësishm­ja, ai me të vërtetë rinovoi ekipin, duke i dhënë

brezit të ri më shumë shanse. Unë mendoj se me Magasubanë, Mali do të krijojë një ditë befasi, duke fituar Kupën Afrikane të Kombeve (CAN).

A jeni gati ta vishni fanellën e Malit?

Po, unë edhe kur luaja me kombëtaret e moshave, kam bërë më të mirën e madje kam shënuar shumë gola. Ndaj edhe shpresoj shumë. Unë po punoj që një ditë të vesh fanellën e skuadrës së shtetit tim. Do të isha shumë krenar. Besoj se nuk do të vonojë ajo ditë, sepse unë po luaj në një kampionat në Europë dhe që po i plotësoj kriteret.

Si e vlerësoni nivelin e futbollit malian sot?

Unë besoj se kriza ka ndikuar pak në futbollin malian, por kjo duke qenë atje ka progres në zhvillim, madje rezulton në garat e ndryshme si Kupa e Konfederat­ës e futbollit afrikan me Djoliba AC dhe ekipin kombëtar U-17, U-20 etj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania