Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu e shihte si pasuesin e Soue

-

Kur erdhi në verën e vitit 2018 në Korçë, e shihnin si pasardhësi­n e Ali Soue, sulmuesit nga Gambia që shkëlqeu në Korçë. Por, ndryshe nga Soue, Saliu Guindo me të dhëna shumë të mira, pa mbushur 22 vjeç kur u bë pjesë e Skënderbeu­t në pjesën e parë të sezonit luajti shumë pak. Ndërsa, në pjesën e dytë, drejtuesit e Bylisit e pikasën dhe e afruan në ekip ku u aktivizua e më pas filloi që të shënonte gola, duke lënë gjurmë edhe këtë sezon në elitë. Lojtari është një nga të rinjtë premtues të skuadrës së tij dhe gjithë Kategorisë Superiore. Guindo është një nga titullarët e padiskutue­shëm të Bylisit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania