Panorama Sport (Albania)

“Trembim rivalin, Lushnja fiton me eksperienc­ë”

Spaho: Apoloninë nuk e kemi frikë, e dimë si mundet"

- ALBAN ALUSHI

Lushnjarët vijojnë normalisht me për gatitjet, në kuadrin e ndeshjes me Apoloninë, që do ta luajnë ditën e shtunë, në Fier, me dyer të mbyllura. Lushnja ka dy pikë më pak se fierakët dhe do ta luajë derbin për ta fituar. Këtë e pohoi për "Panorama Sport" edhe qendërmbro­jtësi fierak i verdhejesh­ilëve, Rudin Nako. "Ekipi është përgatitur mirë. Situata në tabelë është e qartë. Ne do të luajmë si në çdo ndeshje, me dëshirë, me lojë sulmuese, për ta fituar takimin. Besojmë shumë që ekipi të fitojë derbin dhe ta kalojmë kundërshta­rin tonë në tabelën e renditjes. Shpreh keqardhjen që derbi do të luhet pa tifozë. Sepse ata u japin bukuri këtyre takimeve, me ovacionet, me koreografi­në. E tillë erdhi situata. Edhe ne futbollist­ët po bëjmë sakrificë. Besojmë që të bëjmë një ndeshje të kujdesshme, sidomos në mbrojtje, të gabojmë sa më pak. Dihet se këto ndeshje i fiton ai që gabon sa më pak. Unë jam lojtar profesioni­st dhe besoj se do ta trembim kundërshta­rin dhe ekipi do ta fitojë derbin me eksperienc­ën e madhe që kanë çunat për ndeshje të tilla", tha mbrojtësi Nako.

ISH-PORTIERI SPAHODerbi i Myzeqesë midis Apolonisë dhe Lushnjës ka përcjellë emocione të mëdha ndër vite. Edhe derbi i të shtunës pritet me mjaft interes në kampin verdhejesh­il. Skuadra lushnjare ka dy javë që përgatitet për takimin dhe synon të arrijë fitoren e tretë radhazi ndaj fierakëve. Një nga "veteranët" e Lushnjës, ish-portieri Mikel Spaho, me një karrierë 17-vjeçare, 20012018, shprehet: "Është një ndeshje që kërkon maksimumin nga të gjithë. Duhet të luajmë një ndeshje pa tifozë, ndaj duhet të jemi vigjilentë në çdo moment. Të shprehim kujdesin e duhur. Duhet të luajmë në maksimum, që eksperienc­a e Lushnjës të triumfojë. Ne nuk e kemi frikë kundërshta­rin. Kemi frikë vetëm gjyqtarin. Nëse kemi gjykim korrekt, Lushnja do të fitojë edhe në Fier, siç ka fituar në Ballsh dhe në Lushnjë", deklaroi për "Panorama Sport" ishportier­i i Lushnjës, Mikel Spaho, që tani kryen detyrën e trajnerit të portierëve në akademinë e klubit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania