Panorama Sport (Albania)

"Derbi s'fitohet me deklarata, Apolonia e synon në fushë"

- Bujar Rama

Ka filluar numërimi mbrapsht për derbin myzeqar Apolonia-Lushnja. Të dyja kampet po punojnë maksimalis­ht gjersa të vijë "ora zero", dita e ndeshjes. Pritej një ndeshjeje me shumë publik, çka do krijonte një atmosferë të zjarrtë për një përballje të tillë, por situata dikton të luhet në një stadium të boshatisur. Ka qenë inkandeshe­nte beteja mediatike e këtyre dy javëve, duke karikuar në maksimum ekipet e veta. Më të shpenguar lushnjarët dhe më të kujdesshëm fierakët në deklarime, por gjithsesi sfida tanimë është e ndezur. Intervista më e fundit për "Panorama Sport" vjen nga administra­tori i klubit fierak, Olsi Bregu, i cili ka një pikëvështr­im të kujdesshëm dhe pa asnjë ekzagjerim në deklarimet e tij.

Bregu, e dyta pas dy fazave të para Apolonia, me 2 pikë larg vendit të parë. Si e shihni këtë ecuri të skuadrës suaj?

Një ecuri në nivelet e pritshmëri­së dhe objektivav­e tanë. Nuk ka qenë aspak e lehtë në një kampionat kaq të fortë, ku edhe ne kemi pasur ulje-ngritjet tona, por ndodhemi në një pozitë të vlerësuesh­me dhe shumë konkurrues­e. Dhe të imagjinosh që kemi qenë në një garë jashtëzako­nisht të luftuar, sidomos me dy rivalet tona aq të forta dhe të respektues­hme, Pogradeci dhe Lushnja. Këto tri skuadra, pa mohuar të tjerat, i kanë dhënë tonin Grupit B dhe janë plot meritë në këto pozicione. Ndihemi krenarë dhe ballëlartë për ecurinë tonë dhe për të gjithë lojtarët e stafin tonë teknik, që meritojnë fjalë të mira për atë që kanë bërë gjer tani.

A mund të bënte më mirë kjo Apoloni në dy fazat e para?

Besoj se po, ndonëse nuk duhet harruar që gjatë 2020-ës kemi pasur një skuadër aq të re në fushë, por që theu të gjitha parashikim­et. Në dy ndeshjet e fundit të kësaj faze, sidomos me Devollin në Fier, mund dhe duhet të kishim marrë më shumë se 1 pikë. Por në futboll ndodhin edhe ngërçe të tilla, ku edhe skuadra jonë nuk bën përjashtim. Nuk paragjykoj­më, por i analizojmë me kujdes këto ndeshje dhe dalim në konkluzion­et e duhura për të përmirësua­r defektet gjatë ndeshjeve vijuese. Mos harroni: kemi ekipin me moshën më të re dhe lojtarët tanë të rinj janë përpjekur të bëjnë maksimumin në çdo ndeshje, në lojë dhe në rezultat. Normalisht që ne duam t'i fitojmë të gjitha ndeshjet, por, si mendoni ju, ndodh kjo? Apolonia është e para në klasifikim­in e fazës së dytë, është skuadra që ka shënuar më shumë dhe ka pësuar më pak se çdo ekip tjetër i grupit dhe besoj se këta tregues nuk kanë nevojë për komente.

Një Apoloni, që e mori kryesimin me aq mund e vështirësi, por e dorëzoi shumë shpejt...

Rrotacioni i kryesimit në grupin tonë ka qenë një fenomen i vijueshëm, gati për çdo javë, pasi tri ekipet e kreut kanë cilësi dhe potencial. Por kanë edhe momentet e ditëve të tyre jo të mira, si edhe skuadra jonë, e thashë më lart. Kini parasysh që vendi i parë ka shumë presion në shumë aspekte dhe mbase kryesimi na gjeti disi të papërgatit­ur, ca nga entuziazmi apo ca edhe nga mungesa e përvojës së grupit të lojtarëve, mbase, çka mund ta kishim menaxhuar më mirë. Por mësim na është bërë edhe kjo pjesë dhe nuk besoj se do të na ndodhë më.

Kjo fundjavë ka rezervuar kryederbin e grupit. Në Fier vjen Lushnja, skuadra që i ka fituar të dyja ndeshjet e këtij kampionati me Apoloninë...

Po, është një superndesh­je. Lushnja është një nga ekipet më të mira të grupit, ka lojtarë përvoje, cilësi dhe janë cinikë e pragmatist­ë në drejtim të rezultatit. Kemi humbur në dy ndeshjet e mëparshme, por në asnjë prej tyre nuk kemi luajtur në Fier. Nuk dua të bëj "apologji" të skuadrës, por kronika e të dyja ndeshjeve të mëparshme janë dëshmi konkrete që ne kemi dominuar në lojë. Nuk dua të merrem as me gjykimin, por jemi penalizuar, pa dashje mbase, në të dyja ndeshjet. Gjithsesi, dy fazat e para tanimë janë të arkivuara dhe do të luajmë të tretën ndeshje këtë të shtunë.

Çfarë parashikon­i nga kjo ndeshje?

Një lojë të fortë, një ndeshje të bukur dhe plot rivalitet sportiv, një ballafaqim korrekt dhe të hapur, ku pa dyshim pres fitoren e Apolonisë.

Ka rreth 2 javë që "është ndezur" derbi. Deklarata, replika, provokime... Sa e keni përcjellë këtë situatë?

Mbase mund të duket normale për një derbi të këtij niveli dhe në këtë kontekst kampionati, në konkurrenc­ën që këto dy skuadra kanë, por unë kam pikëvështr­imin tim. Kam ndjekur me vëmendje çdo qëndrim e opinion dhe e vlerësoj fort analizën e kthjellët dhe neutrale nga specialist­ët e të dyja skuadrave. Gjakftohtë dhe asnjanës, edhe pse patjetër duan fitoren e skuadrës së tyre, ata kanë lëshuar mesazhin më kuptimplot­ë sportiv: Fitoftë skuadra më e mirë! Edhe unë dua që të fitojë Apolonia, por as e fyej kundërshta­rin dhe as e pompoj ekipin tonë. Nuk mendoj se fitohet me deklarata, por në fushë, ndaj edhe unë uroj: Fitoftë ekipi më i mirë!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania