Panorama Sport (Albania)

Koronaviru­si, Egnatia dezinfekto­n stadiumin

- Aldo Buzi

Ambientet e stadiumit të klubit Egnatia "Hasan Zyla" janë dezinfektu­ar ditën e djeshme për të parandalua­r përhapjen e epidemisë së Koronaviru­sit. Klubi përmes një njoftimi në faqen e "Facebook"-ut ka pasqyruar se Bashkia e Rrogozhinë­s urdhëroi dezinfekti­min e hapësirave të stadiumit të qytetit. Tek Egnatia nuk kanë frikë, por me dezinfekti­min tregojnë kujdesin e tyre. Në Rrogozhinë kanë nisur të bëjnë llogaritë për sfidën e radhës me Veleçikun, që do të luhet në transfertë. Prej të martës grupi i lojtarëve ka nisur përgatitje­t anti-Veleçik nën drejtimin e stafit. Trajneri Bano e ndihmësit e tij kanë përgëzuar titullarët për fitoren e fundit me Dinamon, pas së cilës u zhvillua një analizë e shkurtër, bosht i së cilës ishte vlerësimi i kundërshta­rëve. Me një program të detajuar secili nga lojtarët po merr ngarkesat gjithëpërf­shirëse në ambientet e stadiumit. Për gati pesë javë radhazi, portieri i rrogozhina­sve, Klevis Hasanbelli, nuk ka pësuar gol, ndërkohë që të gatshëm për Egnatian në çdo moment janë edhe dy gardianët e tjerë Varfi e Memolla. Të tre portierët stërviten me mjaft përkushtim nga përgatitës­i Arianit Ballhysa.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania