Panorama Sport (Albania)

Besa s’dorëzohet, Kashami: Gati të mundim Pogradecin

“Luajmë pa presion, nuk kemi asgjë për të humbur”

- FERIZ FERIZAJ

Takimi i parë i “play off”-it do të përballë kavajasit këtë fundjavë me Pogradecin kryesues. Besa duket të jetë larg synimit të vendit të parë, që të çon direkt në Superiore. Gjithsesi, bazuar në rregullore­n e këtij sezoni edhe një vend i dytë do t’i rezervonte një shans nëpërmjet dy sfidave me vendin e 2-të të Grupit A, e më pas finalen me vendin e 8-të të Superiores. Presidenti Bizhdili, ditë më parë e tha hapur se synon që ekipi i tij të renditet i dyti në Grupin B, pas 6 ndeshjeve që do të luhen. Në këtë linjë është edhe trajneri Ndriçim Kashami, që debutoi në premierën e tij me fitore në “finalen” për vendin e katërt, të luajtur në Devoll. “Gjendja në ekip është mjaft optimiste. Futbollist­ët janë të gjithë të gatshëm me përjashtim të Xhafës, që ende ka pak probleme. Kemi vijuar punën normalisht, pavarësish­t situatës për shkak të virusit “Covid-19”. Deri më sot, nuk kemi asnjë shqetësim lidhur me këtë problem. Po përgatitem­i për një ndeshje të vështirë ndaj një kundërshta­ri që e njohim mjaft mirë, e që na ka mundur vetëm disa javë më parë”,tha Kashami, sipas të cilit kjo është një përballje ku presioni bie i gjithi mbi Pogradecin. “Ne si Besë nuk kemi asgjë për të humbur, çfarë do të thotë se ekipi do luajë lirshëm pa presion. Bazuar edhe në objektivin afatshkurt­ër që na ka vënë presidenti, synimi ynë i vetëm është fitorja. Pogradeci mbetet ekip

i vështirë dhe këtë na e tregoi teksa na mundi disa javë më parë në Peqin. Do luajmë përsëri po në Peqin dhe duke e njohur tashmë Pogradecin, besoj se synimi i fitores mbetet alternativ­ë plotësisht e arritshme nga ana jonë”, përfundoi trajneri Kashami.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania