Panorama Sport (Albania)

Komisioni i Disiplinës “masakron” Vlorën, ja të gjitha vendimet

-

Komisioni i Disiplinës ka bërë publike pak minuta më parë vendimet për parregulls­itë në të gjitha kategoritë e futbollit shqiptar. Vlen për t’u përmendur se nuk ka asnjë dënim për sa i përket Kategorisë Superiore. Ndërkohë që në Kategorinë e Parë, vetëm Tërbuni është dënuar me gjobë me masë 50 mijë lekë. Ja vendimet:

1. FK Tërbuni, për dështim në përmbushje­n e përgjegjës­ive, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

2. Lojtari i KF Klosi, Kristian Meshaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollist­ik.

3. Lojtari i KF Klosi, Flogert Doma, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollist­ik.

4. FK Elbasani U-19, për dështim në përmbushje­n e përgjegjës­ive, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të Nenit 116/1/e) të KDS gjoba të aplikohet në masën 3%.

5. Lojtari i FK Elbasani U-19, Imer Hoxha, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollist­ik.

6. KS Vlora U-17, për sjellje të gabuar të spektatorë­ve, dënohet me gjobë në masën 200.000 lekë. Në zbatim të Nenit 116/1/3) të KDS gjoba të aplikohet në masën 3%.

7. Lojtari KS Vlora U-17, Igli Lamaj, për sjellje josportive ndaj kundërshta­rit, goditje me grusht, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollist­ik.

8. Lojtari KS Vlora U-17, Astrit Hodaj, për sjellje josportive ndaj kundërshta­rit, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollist­ik.

9. Lojtari KS Vlora U-17, Dijon Jonuzi, për sjellje josportive ndaj kundërshta­rit, dënohet me 2 (një) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollist­ik.

10. Lojtari FK Kukësit U-19, Jonuz Kraja, për sjellje josportive ndaj kundërshta­rit, dënohet me 1 (një) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollist­ik

11. Lojtari KF Burreli U-19, Rigers Hastoci, për sjellje josportive ndaj kundërshta­rit, dënohet me 1 (një) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollist­ik.

12. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Teuta U-19, Artan Jazxhi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës.

13. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Tërbuni, Rigers Dushku, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës.

14. Pranimin e kërkesës së KF Butrinti U-19. Në bazë të Nenit 30/3 të KDS, KF Oriku U-19 humbet ndeshjen kundër KF Butrinti U-19 në tavolinë me rezultatin 0-3.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania