Panorama Sport (Albania)

Koleci: Mposhtim Erzenin dhe rihapim garën

- P. Gjikola

Besëlidhja vijon përgatitje­t për javën e 19-të kampionati­t, ku në fundjavë do të ndeshet në stadiumin e Lezhës me Erzenin. Dy humbjet radhazi në fund të fazës së dytë, rikthyen krizën në radhët e lezhjanëve, aq sa mbrojtësi më i mirë është vetëlargua­r (Arjan Sheta), por më kryesorja është se diferenca me kreun ka shkuar në 9 pikë duke e vështirësu­ar shumë rrugën drejt objektivit. Mesfushori Eristotel Koleci i ardhur në merkaton verore, pas një dëmtimi tashmë është rikuperuar plotësisht dhe është në dispozicio­n të trajnerit Elvis Plori. Në një prononcim për “Panorama Sport”, Koleci deklaron: “Faza e dytë për ne ishte mjaft e suksesshme, kjo zgjati deri në javët e fundit, ku dy takimet e fundit ishin ndryshe pasi pësuam dy humbje radhazi, e për rrjedhojë na larguan 9 pikë nga kreu, duke na e vështirësu­ar rrugën tonë drejt objektivit. Por Besëlidhja ka treguar se ka forcë që të triumfojë përballë të mëdhave, ndaj jemi optimistë se do t’i rikthehemi lavdisë që kemi përjetuar disa herë këtë sezon. Në radhë kemi ndeshjen ndaj Erzenit që do ta zhvillojmë në stadiumin tonë, një sfidë që po e vlerësojmë maksimalis­ht pasi nuk duam që të përsërisim atë që pësuam javën e fundit të fazës së dytë. Fitorja ndaj Erzenit në shtëpi do të na japë kurajë që të kemi sukses edhe në ndeshjen tjetër në transfertë ndaj Kastriotit, gjë që do të rihapte kampionati­n për minigrupin tonë të ‘play off’-it”, deklaroi mesfushori Eristotel Koleci.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania