Panorama Sport (Albania)

Koronaviru­s, shtyhet edhe gara e Argjentinë­s

-

Për të parë garën e parë në Moto GP do të duhet ende kohë, kjo për shkak të situatës alarmante me Koronaviru­sin. Pas shtyrjes së tri etapave të para tashmë zyrtarisht ka ardhur shtyrja edhe për ndalesën e katërt. Çmimi i Madh i Argjentinë­s nuk do të mbahet sipas programit në datat 17-19 prill, por do të spostohet në datat 20-22 nëntor, duke bërë që gjithashtu gara e fundit e sezonit në Valencia të shtyhet me një javë. Tashmë starti i sezonit parashikoh­et që të bëhet më 3 maj në Herez, ndonëse edhe kjo garë nuk është aspak e sigurt. Me pak fjalë, situata në Moto GP është vërtet kaotike, ku ende nuk dihet se kur do të nisë sezoni, pasi në çdo ditë priten zhvillime të reja në lidhje me virusin Covid-19.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania