Panorama Sport (Albania)

Supergol, Cikalleshi i pandalshëm

Realizimi i tetë këtë sezon në Ligën e Dytë turke, i dyti brenda tri ditësh

- OLSI TUJANI

Sokol Cikalleshi ësh të duke kaluar një formë të mrekullues­hme. Bomberi i Kombëtares po udhëheq Akhisarspo­rin në rezultate të rëndësishm­e që tashmë e kanë bërë ekipin turk të jetë vetëm gjashtë pikë larg vendit të parë, i cili të ngjit në Superligën turke për sezonin tjetër. Brenda një harku kohor prej tri ditësh, sulmuesi shqiptar ka arritur që të shënojë dy gola në dy takime.

GOLI

Bomberi i Kombëtares po tregon vazhdimësi në shënimin e golave dhe formën e tij pozitive ndeshje pas ndeshjeje. Dje, sulmuesi kavajas ka gjetur sërish rrugën e rrjetës, duke udhëhequr Akhisarspo­rin në një triumf të rëndësishë­m për arritjen e një prej dy vendeve të para të cilat sigurojnë ngjitjen në Superligën turke për edicionin tjetër. Bomberi i Kombëtares shënoi në minutën e 29-të, duke i dhënë avantazhin e përkohshëm ekipit të tij në transfertë kundër skuadrës së Adana Demirspori­t. Bomberi i Kombëtares mori një pasim nga e majta dhe në hyrje të zonës, pa e ndalur sferën, gjuan menjëherë me të majtën duke e dërguar sferën në trekëndësh. Një gol me të vërtetë mjaft i bukur, i cili nuk i dha asnjë shans portierit kundërshta­r që të reagonte për ta shmangur. Ky gol mjaftoi në fraksionin e parë të lojës dhe vendësit barazuan në startin e të dytës, më tej, Akhisarspo­r kaloi në avantazh dhe në minutën e 88-të, shënoi golin e tretë. Për vendësit, u shënua një gol në minutën e katërt të shtesës, por shërbeu vetëm për statistika­t e ndeshjes.

FORMA

Për Cikalleshi­n ky ishte goli i dytë në harkun e tri ditëve. Sulmuesi i Kombëtares po tregon një formë mjaft të mirë dhe në total ai ka arritur të shënojë tetë gola në kampionat. 29-vjeçari ka shënuar edhe tri ditë më parë në fitoren e Akhisarspo­rit përballë ish-skuadrës së tij, Osmanlispo­rit. Deri në këtë fazë të kampionati­t, Cikalleshi ka dhuruar edhe dy asiste. Me këtë fitore, Akhisarspo­r gjendet vetëm gjashtë pikë larg ekipit që kryeson Ligën e Dytë turke, ndërsa dy vendet e para ngjiten direkt në Superligë dhe nga vendi i tretë deri në të 6-in, bëjnë “play off”.

 ??  ?? Sokol Cikalleshi (d) duke festuar golin e djeshëm
Sokol Cikalleshi (d) duke festuar golin e djeshëm

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania