Panorama Sport (Albania)

Dy humbje radhazi, Shkëndija shkon -11 nga Vardari

-

Shkëndija e Tetovës është duke kaluar një krizë rezultates­h, teksa regjistroi humbjen e dytë radhazi në kampionat. Kuqezinjtë e Ernest Gjokës u mposhtën me rezultatin 0-1 nga Rabotniçki në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të, duke venitur shpresat për vendin e parë. Diferenca në klasifikim pas këtyre dy disfatave me kryesuesit e Vardarit ka shkuar në 11 pikë, ndërkohë që tetovarët janë parakaluar edhe nga skuadra e Sileksit, i cili është ngjitur në vendin e dytë. Shkëndija ka dominuar futbollin në Maqedoninë e Veriut në vitet e fundit, duke arritur të kalojë edhe disa ture në Ligën e Europës. Në ndeshjet e tjera që janë luajtur gjatë ditës së djeshme, Vardari kryesues ka fituar me rezultat minimal përballë Struga Trim & Lum. Përballja mes Akademija Pandevit dhe Renovës ka përfunduar me fitoren e kësaj të fundit me rezultatin 0-1. Shkupi, në ndeshjen e zhvilluar në shtëpi, ka barazuar 1-1 kundër Sileksit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania