Panorama Sport (Albania)

Uzuni: E meritojmë vendin që kemi

-

Myrto Uzuni është duke kaluar një formë shumë të mirë në kampionati­n kroat me Lokomotivë­n e Zagrebit, teksa në 8 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticio­net me ekipin e tij, ka arritur të shënojë 7 gola si dhe 2 asistime. Shqiptari është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishë­m të ekipit të tij, duke i dhënë shumë pikë. Pikërisht sulmuesi së fundmi ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit, ku shprehet se duhet të flasin më shumë në fushë dhe jo në media. Gjithashtu, beratasi ka thënë se ekipi e meriton vendin ku ndodhet tani, me ndeshjet që ka treguar. “Me ndeshjet që kemi treguar, ne e meritojmë vendin e tretë. Jemi gati për çdo gjë, por nuk duam të bëjmë deklarata të mëdha. Duhet të flasim më shumë në fushën e lojës dhe më pak në media”, u shpreh Uzuni.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania