Panorama Sport (Albania)

Parisi mund Dortmundin, kualifikoh­et në... heshtje

Nejmar dhe Bernat dy shuplaka Borusias, Haland në hije

-

Parisi mundi Dort mundin me rezulta tin 2-0 duke u kualifikua­r për në fazën e çerekfinal­eve të Champions-it. Vendësit në një stadium të boshatisur për shkak të Koronaviru­sit nuk i falën gjermanët, që erdhën në Paris me avantazhin e ndeshjes së parë (2-1). Por kjo nuk mjaftoi ndaj francezëve, të cilët ishin në një ditë të mirë.

PJESA E PARË - Parisienët ishin më kërkues duke kërkuar golin që në minutat e para të takimit. Ndërkohë, gjermanët prisnin momentin më të mirë për të goditur kundërshta­rin me anë të kundërsulm­it. Haland dhe Sanço u munduan të depërtonin në thellësi të zonës por pa sukses. Parisi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 28-të. Ishte Nejmar ai që pas një krosimi të Di Marias nga goditja e këndit shënoi golin e parë për vendësit. Sanço u mundua të befasonte Navasin nga një goditje dënimi, por pa sukses. Teksa pjesa e parë po i afrohej fundit, ishte Bernat ai që shënoi golin e dytë për skuadrën franceze, duke i dërguar shifrat në 2-0. Më këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.

PJESA E DYTË - Sinjalin e parë në 45 minutat e dyta e dha Torgen Hazard i Dortmundit. Belgu godet jashtë zone, por gjuajtja e tij bllokohet nga njëri prej mbrojtësve vendës. Në të 54-ën ishte Di Maria ai që ekzekutoi një goditje dënimi duke iu afruar golit të tretë. Byrki priti gjithçka duke mbajtur në lojë gjermanët. Në minutën e 69-të Sanço tentoi sërish, por Navas ishte në pozicion duke bërë një pritje të sigurt. Dortmundi, i pakënaqur me rezultatin, u mundua të shkurtonte diferencat. Brand nuk goditi siç duhet në hyrje të zonës duke shpërdorua­r një mundësi të mirë. Në të 75-ën ishte Emre Xhan që provoi por topi kaloi mbi portën e Navasit. Hakimi u shfaq rrezikshëm në zonën e francezëve, por marokeni ndalet nga mbrojtja vendëse, e cila ishte e pozicionua­r mirë në prapavijë duke ndalur disa herë inkursione­t e verdhezinj­ve. Nejmar tentoi të shënonte golin e tretë nga një goditje dënimi por topi kaloi shumë larg portës së Byrkit. Fundi i ndeshjes ishte mjaft i tensionuar teksa Emre Xhan mori karton të kuq për një ndërhyrje të gabuar në dëm të kundërshta­rit. Në këtë moment nuk shpëtojnë pa u ndëshkuar me karton të verdhë edhe 3 prej lojtarëve të Parisit. Pesë minutat shtesë nuk sollën asnjë ndryshim në rezultat me Dortmundin që i thotë lamtumirë Champions-it për këtë sezon.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania