Panorama Sport (Albania)

Tuhel: Luajtëm si skuadër, më vjen keq për Borusian

Gjermani, i kënaqur me fitoren ndaj ish-ekipit të tij

-

Trajneri i skuadrës së Parisit, Tomas Tuhel, u shpreh se ishte i lumtur për këtë fitore të skuadrës së tij, ndaj një kundërshta­ri që ia kishte bërë të vështirë jetën në takimin e parë. "Bëmë atë që duhet të bënim edhe në Dortmund, të luanim si skuadër. Kjo ndodhi sot (dje). Jam shumë i lumtur që drejtoj këtë skuadër me lojtarë të mëdhenj, ata treguan se mund të bëjnë gjëra të mëdha nëse luajnë të bashkuar. Atmosfera para ndeshjes ishte me të vërtetë spe- ciale, tifozët treguan se janë pranë ekipit edhe pse nuk mund të ishin prezent në shkallët e stadiumit. Kjo na dha shumë zemër", tha Tuhel që foli edhe për ish-skuadrën e tij. "Borusia bëri shumë mirë në ndeshjen e parë, mendova se do të ishte më kërkuese sot, më vjen keq për eliminimin por futbolli i njeh të gjitha. Ata kanë një skuadër të mirë dhe këtë po e tregojnë edhe në kampionat, ku pas Bajernit janë skuadra favorite për të fituar titullin", tha gjermani. Në fund, tekniku i PSG-së foli edhe për kundërshta­rët e mundshëm në çerekfinal­e. "Do të shohim, por në këtë fazë të gjithë kundërshta­rët janë të fortë, pa përjashtim. Ne duhet të luajmë njësoj siç kemi bërë ndaj Borusias sot (dje), të mos harrojmë se kishim edhe disa mungesa të rëndësishm­e", përfundoi trajneri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania