Panorama Sport (Albania)

Humels pranon: Shpërdorua­m raste të pastra për gol

-

Mbrojtësi i skuadrës së Borusias së Dortmundit, Mats Humels, ishte shumë i zhgënjyer nga humbja 2-0 me Parisin. Gjermani tha pas takimit se skuadra e tij kishte disa mundësi të mira gjatë lojës për të shënuar. "Është e vështirë për të thënë se çfarë shkoi keq. Të dyja skuadrat patën raste për të shënuar, por francezët ishin më të saktë para portës. Në golin e parë të shënuar nga Nejmar, ishim të pafat pasi braziliani erdhi nga hiçi dhe shënoi", tha gjermani. "Në pjesën e dytë ishim më kërkues duke rritur presionin drejt portës kundërshta­re. Kishim 3-4 mundësi, por nuk mundëm të shënonim dhe në fund na duhet ta pranojmë këtë humbje dhe të shikojmë përpara. Kompliment­e Parisit, ata treguan se janë një skuadër e madhe. Stadiumi bosh? Ishte një ndjenjë e çuditshme, tifozët janë bukuria e këtij sporti, pa ta çdo gjë duket e pakuptimtë", përfundoi Humels.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania