Panorama Sport (Albania)

Portierët e Liverpulit, rekord gabimesh

-

- Që prej nisjes së sezonit 2017-'18, portierët e Liverpulit kanë bërë më shumë gabime që kanë rezultuar në gol në Champions se numrat 1 të çdo skuadre tjetër gjatë të njëjtës periudhë (4): 1 Adrian, 3 Karius.

- Liverpuli u eliminua në 1/8at e Champions-it për herë të parë që prej vitit 2006 (nga Benfika). Edhe atëherë largoheshi­n si kampionët në fuqi, pasi kishin ngritur trofeun në 2005-ën, në finalen e Stambollit.

- Kjo ishte hera e parë që Liverpuli dështon të kualifikoh­et nga një duel me eliminim direkt në Europë nën drejtimin e Jyrgen Klopit. Më parë kishte avancuar në të 10-ta rastet. - 167 sekonda ishte diferenca mes golit të Roberto Firminos dhe atij të Markos Jorentes. - Roberto Firmino shënoi golin e parë në "Anfield" në 20 ndeshje në të gjitha kompeticio­net, që prej atij kundër Portos në prill 2019, 337 ditë më parë.

- Katër nga 5 golat e Vajnaldumi­t në Champions janë shënuar në fazat me eliminim direkt, tre prej të cilëve me kokë.

- Liverpuli luajti një ndeshje të Champions-it me kohë shtesë për herë të parë që prej prillit 2008, kundër Çelsit në gjysmëfina­le në "Stamford Bridge". Atëherë ata u eliminuan nga blutë. Mbrëmë pati një tjetër dramë.

- Markos Jorente është lojtari i parë i Atletikos që shënon dy gola nga jashtë zone në Champions. Sulmuesi spanjoll i realizoi golat e tij të parë në kompeticio­n me goditjet e para. - Saul Niguez është lojtari që fitoi më shumë duele ajrore në pjesën e parë, duke dalë fitimtar në 100% të tyre (7 nga 7).

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania