Panorama Sport (Albania)

Feliks: Oblak fantastik, ja pse triumfuam

-

Zhoao Feliks thotë se kualifikim­i i Atletikos ishte për meritën e portierit Jan Oblak. Portugezi tregon se vuajtja është një nga temat kryesore në Madrid. "Vuajtja është lajtmotivi kryesor tek Atletiko e Madridit. Ne do të vazhdojmë gjithmonë kështu, qoftë Champions apo La Liga. Do të luftojmë në çdo moment, për çdo top dhe në çdo sekondë. Oblak? Ai na ndihmon shumë dhe është i jashtëzako­nshëm. Jemi me fat që e kemi në skuadër", ka thënë fillimisht sulmuesi portugez. Zhoao Feliks foli edhe për asistin dhe golin e shënuar nga Jorente. "Unë thjesht i pasova, pastaj gjërat e tjera i bëri ashtu si duhet. Ato ishin më të rëndësishm­e. Tani duhet të luftojmë më shumë dhe të shkojmë më përpara", tha portugezi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania