Panorama Sport (Albania)

Simeone: Barça ka Mesin, ne Oblakun, është më i miri në botë

Trajneri i Atletikos, elozhe lojtarit të ndeshjes

-

Pa pritjet e tij Atletiko e Madridit do të ishte eliminuar me siguri. Jan Oblak, i cili u shpall në fund të ndeshjes edhe lojtari më i mirë në fushë, merr edhe elozhet e trajnerit Diego Simeone, i cili e ngre në qiell portierin slloven: "Oblak është jashtëzako­nisht i rëndësishë­m, ashtu si Saviç, Felipe, Feliks... Ne kemi portierin më të mirë në botë, ashtu si Barcelona ka Mesin, i cili është lojtari që bën diferencën tek ata. Oblak është më i miri dhe bën diferencën për ne dhe për këtë ai është atje ku meriton të jetë". Pastaj komenti për ndeshjen dhe ndryshimin e skemës së tij: "Ndryshimi i skemës në 5-4-1 do të na jepte mundësinë për të krijuar situata kundërsulm­i dhe kështu ndodhi. Zëvendësim­i i Kostës për Jorenten ishte në fakt një lëvizje për të ndihmuar mbrojtjen, por nuk rezultoi e tillë. Në futboll ti duhet t'ia bësh të vështirë kundërshta­rit. Ne u përpoqëm që t'i ushtronim presing lart me Diego Kostën, Feliksin dhe Korrean. Dhe nuk u dorëzuam kurrë. Shënuam golin e 2-1 dhe ndjemë diçka brenda nesh kur topi hyri brenda. Jam

shumë i lumtur për skuadrën dhe klubin. U rikthyem në tetë skuadrat më të mira të Europës dhe kemi mundur një kundërshta­r të shkëlqyer si Liverpuli në një stadium kaq të vështirë. Ata ishin fantastikë, me tifozërinë që i shtyu, por ne ia dolëm".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania