Panorama Sport (Albania)

Henderson: E pësuam prej humbjes së përqendrim­it në fund

-

Kapiteni Xhordan Henderson është i zhgënjyer vetëm për mënyrën se si i pësuan dy golat e parë të Atletikos. "Jan Oblak bëri një ndeshje të shkëlqyer dhe ne krijuam shumë raste. Krijuam shumë raste dhe intensitet­i i ndeshjes ishte i duhuri. Por nuk gjetëm rrjetën dhe atë golin e tretë që do ta kishte vrarë ndeshjen. Kemi qenë në situata të tilla gjatë viteve të fundit dhe e dimë sesa e rëndësishm­e është të ruash përqendrim­in deri në fund. Një rënie e tij mund të të kushtojë shumë. Ne nuk pësojmë gola të tillë. Jemi të zhgënjyer me mënyrën se si u ndëshkua, por do ta hedhim pas krahëve", deklaroi mesfushori i Liverpulit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania