Panorama Sport (Albania)

Jorente: Nuk e dimë limitin tonë, por japim jetën në fushë

-

Një hero nga stoli. Markos Jorente u fut në fushë dhe i dha kualifikim­in Atletikos së Madridit duke shënuar një gol shumë të rëndësishë­m. Ai thotë se kjo skuadër nuk e di deri ku e ka limitin dhe jep jetën në fushën e lojës.

Mbrojtje - "Nuk e di deri ku e kemi limitin e vuajtjet si skuadër. Jemi thjesht të çmendur. U mbrojtëm të gjithë deri në vdekje. Kur një ekip është bashkë, sigurisht që ndodhin gjëra të mëdha. Jemi të kënaqur, krenarë dhe të lumtur për kualifikim­in. Po e luanim këtë ndeshje si të ishte jeta jonë".

Golat - "Të shënosh gol që nuk të shërben për asgjë është mëkat. Por të shënosh gola që të sigurojnë kualifikim­in në raundin e ardhshëm është diçka fantastike. Nuk mund ta përshkruaj atë që ndiej në këto momente".

Forcë - "Më uruan të gjithë, jam shumë i kënaqur, të gjithë jemi të kënaqur. Tani kemi shumë punë në La Liga dhe kemi besim për të vazhduar deri në fund të sezonit".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania