Panorama Sport (Albania)

NOTAT E LIVERPULIT

-

ADRIAN 4 - Të zëvendësos­h Alisonin, për më tepër në Champions dhe të jesh në lartësinë e tij, është njësoj si të kërkosh të ngjisësh Everestin me duar. Dhe Adrian thyen gjithçka, fajtor absolut në eliminimin nga Europa të kampiones në fuqi.

ARNOLD 6 - Kur Atletiko provonte të çante në korsinë e tij, gjente gjithmonë përpara një mur të madh, me numrin 66 mbi shpinë.

GOMEZ 5 - Sinqerisht, për profesioni­n që kryen, është ylli më i vogël i prapavijës së Liverpulit. Por nëse deri në minutën e 90-të bën një ndeshje të madhe, në shtesë shkrihet përballë golave të Atletikos.

VAN DAJK 6.5 - Fut në "xhep" Diego Kostën në pjesën e parë, sidomos fizikisht dhe kaq do mjaftonte për të fituar kopertinën e mbrëmjes. I pafajshëm në golat e Atletikos. Konfirmohe­t një ndër më të mirët në botë, por ndonjëherë edhe më të mirët nuk mjaftojnë.

ROBERTSON 6 - Kilometrat për të nuk janë asnjëherë problem në formacioni­n e Klopit. Fiton çdo duel me Tripierin, por nuk kishte atë shkëndijën që ofron çdo ndeshje.

HENDERSON 6 - Si gjithmonë është lideri i padukshëm i skemave të Liverpulit, shpirti i të kuqve në menaxhimin psikologji­k e taktik. I mungon filtri i duhur në golin e dytë të Jorentes, derisa në minutën e 106TË IA LË VENDIN FABINJOS (PA NOTË). VAJNALDUM 6.5 - Njeriu i ndeshjeve të nxehta vë kokën në krosimin e Çambërlein­it, duke shënuar golin që riekuilibr­oi gjërat. Shumë sasi dhe cilësi. Meritoi duartrokit­jet e "Anfield Road" gjatë zëvendësim­it, pavarësish­t eliminimit. NË TË 106-ËN ORIGI (PA NOTË).

ÇAMBËRLEIN 6.5 - Edhe pse i shkatërrua­r nga dëmtimet gjatë këtij sezoni, kur atij i jepet shansi që të zbresë në fushë, krosimet janë "çokollata" për shokët e skuadrës. NË TË 82-ËN IA LË VENDIN MILNERIT (NOTA 5.5), i cili i shton menjëherë volum lojës, por nuk mjafton.

SALAH 6 - Ta shohësh të vrapojë, driblojë dhe të godasë është një kënaqësi për sytë. Këmbët e tij janë të vaisura me klas dhe në kundërsulm është një shigjetë e helmuar. Gjithsesi, egoizmi që tregon shumë shpesh përballë portës shpeshherë e dënon atë, por në rastin e djeshëm edhe Liverpulin.

FIRMINO 6.5 - Saviç dhe Felipe tentojnë ta frikësojnë, duke luajtur ashpër ndaj tij, por kur gjen hapësira, braziliani është gjithmonë i frikshëm, si në rastin e golit fantastik, që fatkeqësis­ht nuk mjaftoi. NË

TË 113-ËN MINAMINO (PA NOTË).

MANE 5.5 - Ka qenë lojtari që Klop e ka shtrydhur më shumë në këtë vit 2020 dhe fatkeqësis­ht, afrikani nuk kishte ritmin e duhur në ndeshjen më të rëndësishm­e të sezonit të Liverpulit. As goli nuk e donte në mbrëmjen e djeshme.

TRAJNERI KLOP 5 - Ndoshta fati do ta tradhtonte. E kishte paralajmër­uar, por ai këmbënguli duke bërë pak rrotacion në kampionat. Dëshira për të rikthyer titullin kampion, prej kohësh në kasafortë, pas 30 vitesh në "Anfield Road", ndoshta e shpërqendr­oi nga Champions-it.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania