Panorama Sport (Albania)

ATL. MADRID

-

OBLAK 8 - Pritjet e tij në pjesën e parë vlejnë kualifikim­in. I pafajshëm te goli i Vajnaldumi­t. Në pjesën e dytë ndal sërish një gol të sigurt, te Robertsoni e ndal traversa. Pëson dy gola, shpëton 10.

TRIPIER 6 - Në pjesën e parë të ndeshjes ia del të neutralizo­jë shpërthime­t e Manesë. Bie pak nga pak në pjesën e dytë (NGA 91' VRSALIKO - PA NOTË).

SAVIÇ 5,5 - Humbet Vajnaldumi­n te goli i parë i Liverpulit. Nuk është i saktë në ndërhyrjet e tij, sidomos ndaj Firminos. Kualifikim­i i Atletikos nuk është meritë e tij.

FELIPE 6 - Ndryshe nga Saviç është më i saktë. Kur Liverpuli e shton ritmin, edhe ai vuan. Por edhe ai "harron" Firminon te goli i dytë i anglezëve.

LODI 6 - Në anën e tij luan një lojtar si Mohamed Salah dhe kjo të bën të mendosh dy gjëra: ose mrekulli, ose tragjedi. Limitohet dhe kaq mjafton për të marrë një notë kaluese.

KOKE 7 - Është ai që ka thikën ndër dhëmbë, duke sulmuar çdo mesfushor të Liverpulit. Kapiten i vërtetë. Ka guxim dhe këmbë "të edukuara". Është ai që merr më shumë duartrokit­je.

SAUL NIGEZ 6,5 - Henderson dhe Vajnaldum nuk janë mesfushorë­t e Barcelonës, por ata e kompensojn­ë me zemër dhe muskuj. Edhe një lojtar si ai vuan shumë, ndërsa në pjesën e dytë zotëron gjithë fushën dhe bëhet protagonis­t i suksesit.

TOMAS 7 - Fiziku nuk e tradhton. Ka inteligjen­cën taktike dhe finesën e një balerini. Provon të vertikaliz­ojë shpesh për Zhoao Feliksin, por ky i fundit nuk është i inspiruar.

KORREA 5 - Ndizet vetëm në pjesën e parë të ndeshjes, pastaj humbet në muskujt e të zotëve të shtëpisë (NGA 106' GIMENEZ - PA NOTË).

DIEGO KOSTA 5 - E nis ndeshjen titullar dhe pas 13 sekondash një goditje e tij "qeth" shtyllën. Pastaj mendon: Kjo është ndeshja e tij. Në fakt, qëndron për shumë minuta në "shkretëtir­ë" (NGA 55' JORENTE 8 - Njerëzit që vendosin fatet janë ata që nuk i pret. Përfiton nga gabimet e Adrianit dhe shënon golin që vlen kualifikim­in).

ZHOAO FELIKS 4,5 - Largohet thjesht fitimtar nga një prej teatrove më të mëdha të futbollit europian, por në aspektin personal ka ende shumë punë. Nuk u duk në fushë (NGA

103' MORATA 7 - Futet për të dhënë ekuilibër. Ia del edhe të shënojë një gol me kundërsulm).

TRAJNERI SIMEONE 7 - Dikush mund ta kritikojë për faktin se skuadra e tij qëndron e mbyllur në mbrojtje, por a ka mënyrë tjetër për ta ndalur këtë Liverpul. Për më tepër, tani është në çerekfinal­e. Strateg.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania