Panorama Sport (Albania)

Van Dajk: Nuk jemi të lodhur, luajtëm futboll fantastik

-

Virxhil Van Dajk është i zhgënjyer për eliminimin e Liverpulit në këtë mënyrë dhe refuzon të pranojë se skuadra është e lodhur. "Ishim plot energji, krijuam raste. Gjithçka ishte atje, me përjashtim të golit të dytë në kohën shtesë. Luajtëm futboll fantastik në 95 minutat e para, por fatmirësis­ht këto gjëra ndodhin. Nuk jemi aspak të lodhur. Tani të mendojmë të fitojmë kampionati­n", tha mbrojtësi holandez. Ndërsa Xhejms Milner shtoi: "Mendoj se ishte një paraqitje e shkëlqyer nga fillimi. Krijuam shumë raste ndaj një skuadre shumë të fortë. Me numrin e rasteve të krijuara mendoj se duhet të kishim shënuar një apo dy gola më shumë. Është shumë zhgënjyese, por duhet ta harrojmë dhe ta mbyllim sezonin në mënyrën më të mirë. Tifozët ishin fantastikë. Duam të fitojmë sa më shumë ndeshje deri në fund".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania