Panorama Sport (Albania)

Kombëtarja i grumbullon, Sançez e Vidal do të futen në karantinë

-

Sulmuesi i Interit, Aleksis Sançez, dhe mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal, janë dy ndër futbollist­ët e grumbullua­r nga ana e kombëtares së Kilit për ndeshjen kualifikue­se për Botërorin 2022 në Amerikën e Jugut. Për momentin, ndërsa pritet edhe një vendim nëse edhe sfida të mundshme të përfaqësue­seve do të shtyhen në të gjithë botën, duke parë se Sançez dhe Vidal luajnë respektivi­sht në Itali dhe Spanjë, që janë dy prej vendeve ku është dhënë alarmi më i madh për Koronaviru­sin, stafi mjekësor i Kombëtares

së Kilit ka lajmëruar se si Sançez, ashtu edhe Vidal apo edhe Medel që luan në Turqi, do të futen menjëherë në karantinë, sapo të zbarkojnë. Kjo është një masë parandalue­se për të kuptuar dhe për të analizuar nëse dy lojtarët mund të jenë prekur nga virusi ose jo dhe për të ruajtur shpërndarj­en e mundshme të infeksioni­t. Fakti që Koronaviru­si tashmë ka nisur që të shpërndahe­t edhe në Amerikën e Jugut, masat e marra në lidhje me këtë sëmundje nuk duken se janë të mjaftueshm­e në çdo vend të botës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania