Panorama Sport (Albania)

Garsia: Absurde që ne të luajmë në Torino

-

Pas presidenti­t Zhan-Mishel Ola, shumë i nervozuar duket edhe trajneri i Lionit, Rudi Garsia. Fakti që Seria A ose më saktë i gjithë futbolli në Itali është ndalur, për teknikun është absurde që ai dhe skuadra e tij të fluturojnë drejt Torinos, për të luajtur të martën ndeshjen e kthimit në Champions, kundër Juventusit. “E kam menduar gjatë, por sërish nuk arrij ta kuptoj. Nëse e gjithë Italia është ndalur, futbolli më shumë se çdo sport tjetër, si ka mundësi që nuk frenohen as kompeticio­net UEFA, duke parë situatën e rëndë. Si mund të udhëtojmë të qetë ne të hënën në mbrëmje, në një zonë kaq të vështirë dhe të zbresin në fushë të martën. Nuk mund ta fsheh, është më e fortë se unë, por situata në fjalë më duhet shumë absurde”, tha Garsia.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania