Panorama Sport (Albania)

Xhaka luan në Frankfurt pa tifozë, mbyllen dyert edhe për LASK-Junajtid

Ndërsa Kamberi me Rejnxhërsa­t do të luajë me tifozë

-

UEFA u është dorëzuar masave ekstreme të marra në Itali dhe Spanjë për të shtyrë dy takimet Inter-Getafe dhe Sevija-Roma, por ndërkohë dje janë lajmëruar edhe mbyllja e dyerve në disa stadiume të tjera, në të cilat sot do të luhet për Ligën e Europës. Kaosi i Koronaviru­sit tashmë po prej edhe qeverinë e futbollit europian, aq sa orë pas orë po ndërmerren veprime dhe vendime, që duket se nuk janë aq shumë të qarta edhe për vetë ata. Gjithsesi, zyrtare nga pasditja e djeshme janë se Bazeli i Taulant Xhakës, i cili do të luajë sot në Gjermani, kundër Frankfurti­t, për 1/8-at e Ligës së Europës, do të zbresin në fushë në një stadium ku nuk do të lejohet prania e tifozëve. Ndërkohë, i njëjti vendim është marrë edhe për duelin në Austri mes LASK-ut dhe Mançester Junajtid. Dyer të mbyllura do të ketë edhe në Greqi, në sfidën mes Olimpiakos­it dhe Uolvesit, por ndërkohë dyert e hapura pritet të jenë në Skoci. Për sfidën mes Rejnxhërsa­ve dhe Bajer Leverkusen­it, nuk ka një urdhër për ndeshje pa tifozë, ndonëse në orët në vazhdim situata mund të ndryshojë. Në radhët e Rejnxhërsa­ve që kujtojmë se drejtohen nga legjenda e Liverpulit, Stivën Xherrard, bën pjesë edhe sulmuesi shqiptar, Florian Kamberi, blerja e madhe e janarit e skuadrës nga Glasgou. Gjithsesi, sipas lajmeve që vijnë nga media skoceze, futbollist­i kuqezi pritet ta nisë duelin e sotëm ndaj Leverkusen­it nga pankina, ndonëse gjatë ndeshjes mund të ketë minuta të rëndësishm­e.

 ??  ?? Florian Kamberi
Florian Kamberi
 ??  ?? Taulant Xhaka
Taulant Xhaka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania