Panorama Sport (Albania)

Zakeroni: Ibra asgjë më pak se Mesi e Ronaldo, Rangnik...

-

Alberto Zakeroni, 21 vjet më parë, shpallte Milanin kampion Italie. Tashmë në rolin e opinionist­it, ish-trajneri ka pranuar të skanojë gjendjen në klubin kuqezi mes problemeve me Bobanin dhe planeve për të një ardhme të lavdishme të cilat nuk lënë mënjanë krahasimet mes Ibrës dhe Ronaldos e Mesit apo zbarkimin e Ralf Rangnikut brenda mureve të qendrës stërvitore të "Milanello"-s.

Javën e kaluar Milani përjetoi një revolucion të fortë sepse Boban u ndie i anashkalua­r dhe foli me tone të ashpra ndaj klubit...

Ne që jemi jashtë nuk mund të gjykojmë pa ditur se si janë raportet në klub, komunikime­t mes palëve e sidomos paktet fillestare. Milani po kalon një fazë tranzicion­i dhe pronarët kanë lënë ndjesinë se dëshirojnë ta rrisin ekipin vetëm për ta shitur sa më shtrenjtë klubin. Kjo situatë ngjason me atë të Romës e po nuk pati kimi mes drejtuesve dhe tifozëve, bëhet e vështirë të ndërtosh diçka të mirë.

Sipas jush, kush ka të drejtë?

Përveç Bobanit, më vjen keq edhe për Maldinin që ka një jetë si milanist e ndodhet në mes të këtyre rrethanave. Në çdo sipërmarrj­e nevojitet respektim i roleve dhe në këtë sens unë jam prej atyre që rreshtohen me Bobanin e Maldinin. Kur isha trajner, nuk ndërhyja në çështjet e merkatos, por më pas gjithçka më takonte mua, sidomos pasi një lojtar i bashkohej ekipit.

Çfarë ideje keni krijuar rreth Rangnikut?

Nuk e njoh personalis­ht, por e njoh punën dhe rezultatet e tij. Më duket se idetë i ka të qarta dhe personalit­et të fortë. Në treg ka shumë trajnerë që mund ta stërvitin Milanin, por mua më intereson të di se cila do të jetë mënyra. Rangnik mund të jetë një zgjidhje e duhur, pasi nuk shoh arsye që mënyrat e tij të dështojnë në Itali sepse kanë pasur sukses kudo tjetër ka punuar. Figura e pronarëve duhet të ndryshojë dhe Rangnik mund të japë një ndihmesë në këtë aspekt.

Nga zyrat në fushë. Sa ju ka habitur Ibrahimovi­çi sivjet?

Po flasim për një lojtar të cilit çuditërish­t nuk i kanë dhënë kurrë "Topin e Artë". Ka fituar 11-12 kampionate radhazi e askush nuk ka bërë diferencën në fushë më shumë se ai. Ende nuk e kam kuptuar përse e vendosin një shkallë më poshtë se Ronaldo apo Mesi. Zlatani ka ndryshuar ekuilibrat e çdo skuadre ku ka qenë, pikërisht si portugezi apo argjentina­si. Kampionati­n e fitonte ekipi që e afronte e kjo nuk është rastësi.

Kuqezinjtë e kanë Ibrën. Çfarë u mungon tjetër, sipas jush?

Ibra e ka rritur ndjeshëm rendimenti­n e Milanit, por me moshën që ka nuk mund të mbështetes­h tek ai, edhe pse nuk do të habitesha nëse vijon të luajë për tri sezone të tjera. Në një Milan që synon majat, personalis­ht do të afroja lojtarë me moshë të re të cilët mund të rriten pranë suedezit. Personalis­ht kam preferuar gjithmonë të nisem nga një bazë e vogël e të ndërtoj çdo gjë hap pas hapi. Duhet parë çfarë planesh kanë pronarët dhe nëse do të kërkojnë të rrisin ekipin apo të rrisin lojtarë për t'i shitur me përfitim në një moment të dytë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania