Panorama Sport (Albania)

Paolo Maldini-Ivan Gazidhis, "bashkëjete­së" e detyruar

-

Me apo pa dëshirë, Paolo Maldini do të duhet të mbyllë sezonin te Milani. Pas shkarkimit të Zvonimir Bobanit, u përfol edhe një largim i ish-mbrojtësit nga organigram­a kuqezi, por kjo ka pak gjasa të ndodhë. Në këtë mënyrë drejtori teknik do të mbulojë kompetenca­t e tij për pjesën e mbetur të kampionati­t i shoqëruar nga drejtori sportive, Frederik Masara. Edhe ky i fundit nuk e ka të gjatë te Milani, pasi ishte njeri i besuar i dyshes Maldini-Boban. Me largimin e kroatit, menaxhimi i sektorit teknik do të jetë detyrë e Maldinit. Sa i përket qëndrimit të tij në klub edhe për vitin e ardhshëm, kjo duket një hipotezë e pamundur, pasi do të duhej të pranonte pakësimin e përgjegjës­ive (gjithmonë ka kërkuar shtimin e tyre) e sidomos të varej në punën e tij nga Ralf Rangnik dhe Ivan Gazidhis, me të cilin do të jetë i detyruar të punojë deri në fund të kampionati­t aktual.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania