Panorama Sport (Albania)

Konfirmimi, Pioli milanist deri në fund të sezonit

-

Stefano Pioli do të luajë shanset e tij deri në fund të sezonit aktual. Lajmi gjen konfirmime, edhe pse jozyrtare nga klubi i Milanit që ka vendosur t'i japë besim për ndeshjet e mbetura me shpresën që ekipi do të renditet të paktën mes gjashtë vendeve të para. Hipoteza e zëvendësim­it të menjëhersh­ëm të Piolit me Ralf Rangnikun nuk është e mundur, sepse gjermani jo vetëm që ka një kontratë në fuqi me grupin "Red Bull", por gjithashtu duket e vështirë të marrë një skuadër që është në përfundim të kampionati­t. Për fatin e keq të Piolit, zërat lidhur me pasardhësi­n do të ndjekin deri në fund të aventurës milaniste, me Gazidhisin që ka dhënë bekimin e tij për respektimi­n e këtij plani.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania