Panorama Sport (Albania)

Bavarezët kthejnë sytë nga braziliani Uillian

-

Bajerni i Mynihut është prej kohësh i interesuar për të sjellë në skuadër një sulmues anësor. Kampionët e Gjermanisë presin ende konfirmimi­n e Leroi Sanesë nga Mançester Siti, por në të njëjtën kohë janë duke u interesuar edhe për lojtarë të tjerë. Një nga këta është edhe sulmuesi i krahut, Uillian. Braziliani i Çelsit nuk është i kënaqur në Londër dhe po mendon largimin nga Anglia. Minutat e pakta në fushën e lojës kanë sjellë pakënaqësi te lojtari, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit. Bavarezët janë të gatshëm të negociojnë me të për ta sjellë në Mynih në muajin korrik. Problem mbetet vetëm paga e lartë e lojtarit. Por "Daily Mail" shkruan se Uillian është i gatshëm të ulë pretendime­t e tij vetëm për t'u larguar në fund të sezonit nga anglezët e Çelsit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania