Panorama Sport (Albania)

Flik ngre tonet: Dua dorë të lirë në merkato

"Klose po bën mirë, është gati për skuadrën e parë"

-

Trajneri i Bajernit të Mynihut, Hansi Flik, është ende në udhëkryq për sa i përket të ardhmes së tij në klubin më të titulluar në Gjermani. Për "Bild" ai tha: "Janë dy pika të cilat për mua kanë shumë rëndësi në një klub. Një skuadër duhet të ketë një filozofi të qartë për stilin e lojës që do të luajë. Për këtë duhet një trajner i cili mund të arrijë ta zbatojë këtë gjë. Një pikë tjetër është edhe merkatoja", tha Flik, i cili për këtë pikë ka ngritur tonet në drejtim të drejtuesve të klubit. "Nëse vendoset për të sjellë përforcime në skuadër, atëherë është më se normale që të pyetet edhe trajneri. Ai duhet të japë veton e tij", u shpreh Flik, i cili vazhdon më tej: "Është e qartë që planet për merkaton të bëhen sipas dëshirës së trajnerit. Kështu, një trajner mund të kërkojë 5 lojtarë të cilët i beson, por kjo do të sillte një kaos në klub pasi nëse ai trajner largohet, zëvendësue­si i tij mund të kërkojë gjithashtu 5 lojtarë të tjerë. Është një histori që nuk ka fund. Duhet të ketë një bashkëpuni­m të ngushtë midis drejtuesve dhe klubit për të shmangur në fund keqkuptime­t". Për trajnerin kjo punë duhet të nisë që te skuadra e moshave. "Skautët janë ata që pikasin lojtarët të cilët i përshtaten profilit të klubit. Më pas duhet të kontaktohe­t trajneri dhe kështu me radhë. Vetëm ai e di se për çfarë ka nevojë skuadra. Vendimi për ta afruar atë lojtarë në skuadër

duhet të merret më pas nga të gjithë. Kjo mendoj që është e vetmja zgjidhje logjike". Pyetjes nëse Miroslav Klose do të ishte një trajner i duhur për Bajernin në të ardhmen, Flik iu përgjigj: "E vlerësoj shumë Miron, ai po bën një punë të mirë në skuadrën e

moshave. E njoh prej shumë vitesh. Eksperienc­a e tij si lojtar i kombëtares po e ndihmon shumë në detyrën e tij si trajner. E kam mbështetur që kur isha në federatë dhe do ta bëj sërish tani. Më vjen mirë që ka nisur këtë rrugë të cilën e ka pasur

shumë për zemër. Klose po ndihmon shumë brezin e ri të kenë aq sukses sa kishte ai në karrierën e tij. Nëse një ditë do të drejtonte Bajernin? Do të ishte fantastike, mendoj që është gati të marrë një detyrë kaq të rëndësishm­e", përfundoi Flik.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania