Panorama Sport (Albania)

Hanoveri, skuadra futet në karantinë

-

Covid-19 ka goditur skuadrën e Hanoverit që luan në Bundesligë­n e dytë gjermane. Sipas "Sky", klubi ka dalë me një komunikim zyrtar nëpërmjet të cilit pohon se lojtari i tyre, Timo Huberts, ka dalë pozitiv në testin e bërë për Koronaviru­s. 23-vjeçari mund të jetë infektuar në një event privat në Hildeshaim ditën e shtunë. "Timo ka qenë gjithmonë një lojtar shembullor. Ai na tha se kishte qenë në një festë së bashku me një mikun e tij që ishte infektuar dhe menjëherë kishte shkuar për të bërë testin. Ai nuk shfaqi asnjë simptomë gjatë kësaj kohe. Por veprimi i tij mund të ketë shpëtuar shumë lojtarë të tjerë", thuhet në deklaratën për shtyp. Ndërkohë, të dielën Hanoveri do të luajë ndaj Dinamos së Dresdenit me dyer të mbyllura. Skuadra është stërvitur normalisht, edhe pse pa praninë e njerëzve të jashtëm. Të gjithë lojtarët janë mbajtur të mbyllur në ambientet e klubit ku kanë kryer testet e para. Kujtojmë se ky është rasti i parë që një lojtar në Gjermani rezulton pozitiv me Covid-19. Kjo i ka detyruar të gjitha klubet në Bundesligë dhe Bundesligë­n 2 për të zhvilluar kontrolle të rrepta ndaj pjesëtarëv­e të klubit duke përfshirë edhe lojtarët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania