Panorama Sport (Albania)

Kualifikim­i, Lajpcig shkruan historinë

-

Lajpcig arriti një kualifikim historik ndaj Totenhemit duke i mundur ata në dy ndeshjet e luajtura për 1/8-at e Champions-it. Pasi fituan në Londër, djemtë e Julian Nagelsmani­t nuk u ndalën duke shënuar edhe 3 gola të tjerë në Gjermani dhe duke siguruar kështu një kualifikim historik në çerekfinal­et e Champions-it. Skuadra e "Red Bull"-it tani është së bashku me Bajernin e Mynihut, Borusian e Dortmundit, Leverkusen­in, Verder Bremenin dhe Hamburgun një nga skuadrat gjermane që kanë luajtur në çerekfinal­et e Champions-it. Klubi nga Gjermania Lindore është prej kohësh një elitare në Bundesligë, në këtë sezon ata renditen në vendin e tretë me vetëm 5 pikë larg kryesuesve të Bajernit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania