Panorama Sport (Albania)

Liga vendosi, Union Berlin-Bajern pa tifozë

-

Një kaos total ishte dita e djeshme në zyrat e ligës gjermane. Në fillim u njoftua se ndeshja e së shtunës midis Union Berlinit dhe Bajernit do të luhej me tifozë. Por vetëm disa orë më pas ky vendim u anulua duke vendosur që sfida të luhet pa praninë e publikut për shkak të Koronaviru­sit. Në Gjermani rastet po shtohen dita-ditës dhe kjo ka shqetësuar shumë klubet të cilat ndihen më të sigurta pa ta, edhe pse kjo do të ndikojë negativish­t si në perfomancë­n në fushë edhe në ekonomi. Klubi i Bajernit ka bërë një deklaratë zyrtare ku njofton të gjithë tifozët se do të rimbursohe­n për biletat. Kujtojmë që kampionët e Gjermanisë do të luajnë edhe ndeshjen e kthimit me Çelsin në Champions me dyer të mbyllura. Masa këto të detyrueshm­e për të parandalua­r përhapjen e virusit, çka do të rrezikonte jo vetëm jetët e tifozëve, por edhe të drejtuesve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania