Panorama Sport (Albania)

Julian Nagelsman: Duam të shkojmë larg

-

Julian Nagelsman ishte shumë i lumtur pas fitores 3-0 ndaj Totenhemit të martën në mbrëmje, çka i dha mundësi skuadrës gjermane të avancojë në çerekfinal­e të Champions-it. Ishte hera e parë, që nga themelimi i klubit, që arrihet kaq larg në një kompeticio­n të tillë. Por tekniku gjerman u shpreh se aventura e skuadrës së tij nuk do të mbarojë këtu. "Jemi shumë të lumtur që mundëm një kundërshta­r si Totenhemi. Të mos harrojmë që ata janë nënkampion­ët e këtij kompeticio­ni. Por kualifikim­i ynë nuk ishte një rastësi. Kundërshta­ri i radhës? Nuk na intereson, do të vazhdojmë të luajmë ashtu siç kemi bërë deri tani. Duam të shkojmë sa më larg, pse jo, edhe në finale. Skuadra është e vetëdijshm­e për forcën e saj", tha Julian Nagelsman pas suksesit në Champions ndaj skuadrës angleze.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania