Panorama Sport (Albania)

Koronaviru­si, shtyhet ndeshja Siti-Arsenal

Deri të premten mbyllen në shtëpi, por nuk kanë asnjë simptomë

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Ndeshja e prapam betur e Premier Ligës mes Mançester Sitit dhe Arsenalit në program për t’u zhvilluar në orën 20:30 të ditës së mërkurë është shtyrë për shkak të frikës së Koronaviru­sit.

JA PËRSE – “Vendimi, thuhej në deklaratën e klubit të Arsenalit, - u mor si masë paraprake dhe me këshillën e mjekëve, pasi u zbulua se disa prej pjesëtarëv­e të klubit të Arsenalit ishin në kontakt me pronarin e Olimpiakos­it, Evangjelos Marianaqis, i cili rezultoi pozitiv ndaj Covid-19, gjatë ndeshjes së Ligës së Europës më 27 shkurt. Rreziku për t’u infektuar gjithsesi mbetet gjithsesi i ulët. “Pavarësish­t kësaj, ne po ndjekim me rigorozite­t linjat e udhëzimeve të qeverisë që ia rekomandoj­më kujtdo që ka pasur kontakt të ngushtë me dikë të infektuar, që të vetëkarant­inohet në shtëpi për 14 ditët e ardhshme nga hera e fundit që ka pasur kontakte”. Skuadra e Olimpiakos­it dhe ajo e Notingem Forestit, klubit të Championsh­ip-it ku Marianaqis është gjithashtu president, iu nënshtrua analizave dhe fatmirësis­ht nuk rezultoi asnjë rast pozitiv.

VETIZOLOHE­N 4 PERSONA – Katër pjesëtarë të stafit të Arsenalit, të cilët ishin ulur pranë Marianaqis­it në tribunë gjatë ndeshjes, do të vetizolohe­n për 14 ditë. Arsenali nuk saktësoi se sa futbollist­ë mund të ishin të rrezikuar, por ndeshja e së shtunës kundër Brajtonit nuk është në rrezik. “Topçinjtë” njoftuan se do të qëndrojnë në karantinë deri të premten, kur edhe do të nisin përgatitje­n për ndeshjen kundër Brajtonit, 24 orë më vonë. Klubi ka marrë masa urgjente për të dezinfektu­ar stadiumin “Emirates”, ku biznesmeni grek ishte i pranishëm 14 ditë më parë dhe vizitoi edhe ambientet e brendshme të tij, deri në dhomën e zhveshjes, ku festoi kualifikim­in me lojtarët e tij. Restoranti, tribuna VIP, por edhe tuneli janë gjithashtu ambientet ku Marianaqis ka shkelur. Klubi i Arsenalit tha se është optimist se pas periudhës së vetizolimi­t, askush nuk pritet të ketë probleme dhe deri tani nuk ka asnjë simptomë.

 ??  ?? Presidenti i Olimpiakos­it, Evangjelos Marianaqis
Presidenti i Olimpiakos­it, Evangjelos Marianaqis

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania