Panorama Sport (Albania)

Ndalohen picat dhe ruani higjienën

-

Shoqata e Futbollist­ëve Profesioni­stë në Angli u ka dorëzuar futbollist­ëve një manual prej 12 pikash për t’u ruajtur nga infektimi me Koronaviru­s. Kujdes maksimal me higjienën personale dhe nuk ka më pica pas ndeshjeve (një rutinë e zakonshme e futbollist­ëve në dhomat e zhveshjes).

1. Mos pini nga e njëjta shishe uji gjatë ndeshjes apo në stërvitje, por gjithnjë përdorni një shishe uji të personaliz­uar dhe mos shkëmbeni sende të tjera (peshqirë, peshqirë trupi etj.) me lojtarët e tjerë.

2. Shmangni ngrënien e ushqimit në dhomën e zhveshjes.

3. Mbajini sendet personale dhe rrobat në çantë dhe shmangni lënien e atyre në dhomat e zhveshjes apo koshat e përbashkët.

4. Flakni pecetat e përdorura apo materialet e tjera të përdorura si leukoplast­e, fasho, menjëherë në koshat e përshtatsh­ëm të mbyllur.

5. Lani duart sa më mirë dhe shpesh që të jetë e mundur: larja e duarve dhe dezinfekti­mi janë thelbësore për të parandalua­r infektimin. Lani duart me sapun dhe ujë për të paktën 20 sekonda dhe më pas thajini me një peshqir pasi i keni shpëlarë mirë. Nëse sapuni dhe uji nuk janë të disponuesh­ëm, atëherë mund të përdorni gjithashtu një dezinfektu­es duarsh.

6. Kur përdorni tualete të zakonshme, nuk duhet ta prekni çezmën përpara dhe pasi të keni larë duart, por përdorni peshqirë njëpërdori­msh për të hapur dhe mbyllur çezmën.

7. Mos prekni sytë, hundën apo gojën me duar të papastra.

8. Nëse keni kollë apo teshtima, mbuloni gojën dhe hundën me një pecetë (preferohet njëpëdorim­she) ose me krah, por jo me duar.

9. Lojtarët që shfaqin simptoma të infeksione­ve respirator­e apo temperatur­ë përpara, gjatë apo pas stërvitjes duhet të largohen menjëherë nga pjesa tjetër e skuadrës, të vetizolohe­n nëse është e mundur dhe informojnë doktorin e klubit.

10. Nëse simptomat shfaqen jashtë stërvitjes, lojtarët duhet të shmangin të gjithë kontaktet dhe takimet me shokët e tjerë të skuadrës dhe të vetizolohe­n nëse është e mundur. Lojtarët duhet të kontaktojn­ë doktorin e klubit me telefon ose të telefonojn­ë urgjencën. Për të mbrojtur veten dhe të tjerët mos shkoni vetë në një qendër shëndetëso­re, farmaci apo spital.

11. Nëse lojtari ka qenë në kontakt personalis­ht me ndonjë person që sapo është kthyer nga zonat e rrezikut apo karantina, ata duhet të informojnë menjëherë lojtarët e tjerë dhe zyrtarët e klubit.

12. Nëse ke qenë vetë në zonën e riskut, duhet të informosh menjëherë lojtarët e tjerë dhe zyrtarët e klubit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania