Panorama Sport (Albania)

Tifozët në Angli rrezikojnë që të mos rimbursohe­n

-

Në Angli nuk është marrë asnjë masë për rimbursimi­n e biletave të tifozëve në rast se do të ketë një vendim për t’i luajtur ndeshjet pa spektatorë. Aktualisht, Premier Liga është nga ato pak kampionate që nuk ka marrë ende masa drastike për të mbyllur dyert e stadiumeve, por në rast se një gjë e tillë do të ndodhë në ditët e ardhshme, atëherë deri tani nuk ka pasur asnjë udhëzim nga ana e klubeve se si do të veprohet me rimbursimi­n e tifozëve që janë të abonuar për të ndjekur ndeshjet e skuadrës së tyre (rregullat aktuale nuk parashikoj­në asnjë rimbursim për abonimin vjetor). Në Spanjë, Francë dhe Gjermani janë mbyllur dyert, ndërsa Italia e ka pezulluar kampionati­n deri më 3 prill.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania