Panorama Sport (Albania)

U nda se boksieri e dhunonte, gjendet e vdekur në makinë nëna e 3 fëmijëve të Floid Mejuedher

-

Nëna e tri fëmijëve të Floid Mejuedher, Xhozi Herris, është gjetur e vdekur në makinën e saj nga policia. Ajo u gjet në Valencia mbrëmjen e së hënës ndërsa vdekja e saj nuk po trajtohet si e dyshimtë. Xhozi, e cila u shpall e vdekur në vendngjarj­e, ka përfunduar shpeshherë në kronikat e lajmeve, teksa në vitin 2010, pas dhunës që pësoi nga ish-bashkëshor­ti i saj, Floid Mejuedher, qëndroi dy muaj në burg. “Isha një grua e dhunuar. Më erdhi turp kur e thashë se isha e tillë. U turpërova. Ndihesha sikur ishte faji im. Payesja veten se çfarë bëra. Në atë kohë nuk e dija çfarë ishte një grua e dhunuar. Tani e di që kam qenë një viktimë e dhunës në familje,” tha ajo në një intervistë në vitin 2014. Floid Mejuedher dhe Xhozi ishin prindër të tre fëmijëve Koraun, Zion Shamari dhe Jirah, ndërkohë që boksieri i famshëm amerikan dhe kampioni i botës për peshat e mesme ka edhe një fëmijë të katërt me një grua tjetër. Lidhja mes viktimës dhe Floidit zgjati 15 vite, konkretish­t nga 1995-a deri në 2010-ën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania