Panorama Sport (Albania)

Pas Ruganit, edhe Ronaldo e Anjeli në karantinë

Valeri Kambiagi, postim në mbrojtje të mjekëve italianë

-

Koronaviru­si është një makth që vazhdon të përhapet pa fund në të gjithë botën dhe me sa duket në Itali ka nisur që të thithë edhe pak mllef. Ndërsa të vdekurit në Gadishulli­n Apenin kanë kaluar kuotën 1000 (1016 me saktësi deri dje), nga të cilët 189 vetëm në 24 orët e fundit, kanë bërë që edhe zërat ofensivë të nisin të përhapen. Pas rasteve të fundit ku një jehonë jo të vogël bënë pozitivite­ti i dy futbollist­ëve të Serisë A, si juventini Daniele Rugani dhe sampdorian­i Manolo Gabiadini, një fizioterap­iste, e specializu­ar edhe në infermieri, e quajtur Valeri Kambiagi, ka bërë bujë me postimin e saj. Ajo u ka dalë në mbrojtje mjekëve italianë, që prej dy muajsh po luftojnë hapur me virusin, për të shpëtuar pacientët e prekur. Valeri ka shpërthyer me anë të një statusi, kuptimi i të cilit është që qeveria italiane mbi të gjithë të nisë të kthejë seriozisht sytë nga përparëset e bardha, të cilat edhe pse me rroga absurde, janë të parët që shkojnë të ndihmojnë dhe të luftojnë të shpëtojnë edhe milionerët e miliarderë­t, siç mund të jenë futbollist­ët. “Ju u jepni 1 milion euro rrogë në muaj disa futbollist­ëve dhe 1300 euro studiuesve shkencorë e mjekëve. Tani, shkoni t’ju shërojë Ronaldo”, ishte postimi në “Facebook” i Valeri Kambiagit, e cila nuk kishte se si të mos bënte xhiron e rrjeteve, por edhe mediave të ndryshme, por duke prekur me emër konkret ylli i Juventusit, që paguhet 31 milionë euro neto në sezon. Sigurisht

që fizioterap­istja nuk do të ketë pasur diçka direkte me portugezin, por e ka marrë emrin e tij të bujshëm, për të vënë në qendër të vëmendjes faktin se pas kësaj traume, mjekët italianë dhe jo vetëm vazhdojnë që të jenë në vijën e parë të sulmit të Koronaviru­sit, duke luftuar me atë çdo minutë, për të fituar këtë sfidë të frikshme.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania