Panorama Sport (Albania)

Interi refuzon tamponët, Zhang jep 300 mijë maska

Nga Obamejang te Marsial, zikaltrit mendojnë zëvendësue­sin

- “TRASHËGIMT­ARË”

Transferim­i i mundshëm i Lautaro Martinezit te Barcelona pritet të jetë pa dyshim “telenovela” e merkatos së verës së ardhshme. “Demi” i Interit është ëndrra e madhe e merkatos e drejtuesve katalanas, i kërkuar nga vetë Lionel Mesi (edhe si pasues i Luis Suarezit që ka kaluar prej kohësh të 30-at), i cili e ekzaltoi në intervistë­n e fundit të lëshuar disa javë më parë në Spanjë. Drejtuesit zikaltër për momentin konsideroh­en “të mbrojtur” nga klauzola e vendosur në kontratën që lidhi argjentina­si me klubin milanez dy sezone më parë: 111 milionë euro, e vlefshme vetëm për dy javët e para të korrikut dhe për jashtë Italisë,

një shifër që as një superfuqi ekonomike si Barcelona nuk mendon ta paguajë në një zgjidhje të vetme. Ndoshta mund t’i kushtojë më shumë, por ndërkohë po merret në studim një alternativ­ë.

STRATEGJI - Në fund, vlera e Lautaros mund të kalojë 150 milionë eurot. Gjithmonë duke përfshirë në

marrëveshj­e disa shkëmbime teknike për të reduktuar shpenzimin. Me siguri Barcelona do u propozojë zikaltërve Arturo Vidalin e kërkuar nga Marota dhe Auzilio edhe janarin e kaluar, por që në fund iberikët menduan ta mbanin në skuadër duke e cilësuar një element thelbësor. Në çdo rast, nuk është emri i vetëm që do të propozohet: në listë përfshihen, mes të tjerash, Zhan-Kler Todibo (nëse nuk do të qëndrojë te Shalke 04), Karles Alenja, Nelson Semedo dhe Artur Melo.

- Njëkohësis­ht, në anën interiste po mendojnë për zëvendësue­sit: përveç të zakonshmit Pier-Emerik Obamejang, ja ku në skenë shfaqet një tjetër dëshirë e vjetër: Entoni Marsial, sulmuesi francez me vitlindje 1995 i Mançester Junajtid (pas Lukakut, Sançezit dhe Jangut, një tjetër afrim nga Mançesteri). Do të diskutohet edhe profili i Timo Vernerit të Lajpcigut.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania