Shtyrje dyjavore, Reali izolohet dhe nuk luan me Sitin

UEFA shtyn duelin e kthimit për 1/8-at e Champions-it, frikë infektimi për “Galaktikët”

Panorama Sport (Albania) - - FAQE 1 - Përgatiti: LEDIO NASE

Koronaviru­si po përhapet me shpe jtësi në të gjithë botën, teksa tashmë janë pezulluar edhe disa nga kampionate­t më të mëdha në Europë, siç është ai italian apo dhe ai spanjoll. Së fundmi, është konfirmuar se Real Madridi do të futet në karantinë, pasi një lojtar ka rezultuar pozitiv në analizat për Koronaviru­s. Bëhet fjalë për një nga lojtarët e Real Madridit të basketboll­it. Ai ka rezultuar me “Covid-19” dhe menjëherë është futur në karantinë. Mirëpo nga kjo e pëson edhe ekipi i futbollit, pasi edhe të dyja ekipet, ai i futbollit dhe i basketboll­it stërviten në të njëjtin vend dhe mund të kenë pasur kontakte me njëri-tjetrin. Tashmë të gjithë lojtarët duhet të izolohen për 14 ditë me shpresën se situata do të rregullohe­t dhe të shpresohet se asnjë lojtar tjetër, qoftë i basketboll­it apo i futbollit të jetë infektuar. Ndërkohë, UEFA zyrtarizoi edhe shtyrjen e ndeshjes së vajtjes midis Mançester Sitit dhe Realit e vlefshme për 1/8-at e Champions-it. Në asnjë mënyrë kjo sfidë mund të luhej në kushte të tilla duke parë edhe situatën në të cilën ndodhet futbolli i prekur nga Koronaviru­s. Edhe faqja zyrtare e “Galaktikëv­e” ka publikuar lajmin për anulimin e ndeshjes. Në Spanjë rastet janë rritur ndjeshëm teksa numri i të prekurve ka shkuar në 500. “La Liga” gjithashtu ka shtyrë të gjitha takimet e programuar­a për t’u luajtur në fundjavë. Edhe pse nuk ka ende zyrtarisht një lojtar futbolli të infektuar te “Los Blancos”. Presidenti Perez ka urdhëruar që të gjithë lojtarët pa përjashtim të kryejnë testet për të parë nëse janë apo jo të prekur nga virusi. Klubi spanjoll ka deklaruar gjithashtu se do të japë në formë donacioni, para të cilat do të shkojnë për ndihmë te spitalet në të gjithë Spanjën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.