Apolonia dhe Lushnja, “xixa” në distancë

Panorama Sport (Albania) - - FAQE 1 - Romeo Xinxifi

Pogradeci, pas lajmit të ndërprerje­s së kampionati­t, ka mbyllur stërvitjen si ekip, duke kaluar në një plan të dytë, atë të stërvitjes individual­e. “Kemi zhvilluar normalisht procesin stërvitor, them normalisht për kushtet ku jemi, pasi ka pasur shumë kujdes nga ne për futbollist­ët. Jemi munduar që kontaktet mes lojtarëve të jenë të pakta, duke zgjedhur ushtrime që i mbajnë ata larg njëri-tjetrit deri në 5 metra. Mësuam se gara është ndërprerë pa afat dhe vendosëm që ekipi të mos grumbulloh­et të paktën deri të hënën”, sqaron trajneri Abazaj. “Stafi ynë ka përpiluar plane individual­e për çdo futbollist. Mes bukurive të qytetit tonë, ku temperatur­at kanë filluar të rriten, kushdo gjen mundësi për stërvitje larg të tjerëve”, thotë me pak humor trajneri pogradecar. Ditët e fundit, presidenti dhe njëkohësis­ht kryebashki­aku i Pogradecit, Ilir Xhakolli, ka takuar ekipin për mbylljen me sukses të dy fazave të para. Ai ka falënderua­r stafin teknik dhe lojtarët për vendin e parë, duke shpërndarë edhe një shpërblim prej 30 mijë lekësh për kokë. Takimi në fjalë ishte edhe një sinjal i mbështetje­s që Pogradeci ka për fazën finale të kampionati­t. Pogradecin e ndajnë 6 ndeshje nga Superiorja.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.