Panorama Sport (Albania)

Enisa Qosja, një yll i ri në basketboll

"Në Kombëtare shkon kush ka mik, nuk e di ç'duhet të bëj më tepër"

- VLADIMIR MEMA

Enisa Qosja është re kordmenja e basket bollit shqiptar, me pikët e pafundme që shënon në koshat e skuadrave kundërshta­re. Pak ditë më parë theu edhe rekordin e saj personal, ku realizoi plot 86 pikë në ndeshjen ndaj Kamzës, ndërkohë që vështirë të gjesh takime në të cilat Qosja ka shënuar më pak se 50 pikë. Megjithatë, këto statistika nuk mjaftojnë që të thirret në ekipin kombëtar, edhe pse më parë është grumbullua­r dy herë. Në një intervistë për "Panorama Sport", vajza që ka pasur idhull Kobi Brajantin, tregon karrierën e saj në sportin e koshit, ndërsa synon që në të ardhmen të shkojë në kuotën e 100 pikëve.

Enisa, kur e keni nisur basketboll­in?

U bënë thuajse 15 vjet që merrem me basketboll. 5 vjet kam qenë tek ekipi i të rejave dhe u bënë 10 vjet me të rriturat. Fillimisht kam qenë në atletikë për afro 1 vit, më pas shkova në basketboll dhe aty e gjeta veten. Me sa duket, aty e kisha talentin tim, në basketboll.

Shumë vite me Elbasanin, keni pasur oferta për t'u larguar?

Kërkesat realisht nuk më kanë munguar, por nuk ia ka vlejtur. Kur sheh pagesat që të ofrojnë, pasi janë shifra qesharake, nuk kam marrë mundimin që të largohem nga skuadra e Elbasanit.

Si po shkon ky sezon me Elbasanin?

Në krahasim me vitin e kaluar kemi qenë pak më mirë, si me pikë edhe me lojë. Jemi një grup i bashkuar që po punojmë fort për të arritur më të mirën në çdo ndeshje.

Sa kanë qenë pikët maksimale në një ndeshje për ju?

Ka qenë në ndeshjen e kaluar, pikërisht ndaj Kamzës, kur arrita të realizoja 86 pikë. Më parë kam arritur të shënoj edhe shumë pikë të tjera, por jo deri në këtë shifër dhe është për momentin rekordi personal. Tek ekipi i të rejave më parë kam shënuar 74 pikë, ndërsa te të rriturat me Studentin 69 pikë, por u thye tani rekordi. Për tre vjet jam renditur pikëshënue­sja më e mirë e kampionati­t shqiptar.

Sa pikë synoni të arrini në të ardhmen?

Primare kam që t'i rris statistika­t, në fakt, dhe po punoj çdo ditë për këtë gjë. Objektivi është që të arrij në kuotën e 100 pikëve, edhe pse sigurisht nuk është një sipërmarrj­e e lehtë.

Keni statistika mbresëlënë­se, por nuk jeni pjesë e Kombëtares…

Më kanë thirrur dy herë në fakt… por në Kombëtare dihet që kush ka mikun do të shkojë. Besoj se e meritoj të shkoj në Kombëtare, pasi statistika­t e tregojnë këtë. Nuk e di se çfarë duhet të bëj më shumë.

Mendoni që një ditë do të shkoni apo ju është venitur shpresa?

Realisht shpresat i kam, por sërish janë të venitura. Jam zhgënjyer dy herë dhe nuk mendoj se do të thirrem. Megjithatë, të shohim.

Cilat janë synimet tuaja në të ardhmen në këtë sport?

Normalisht kam shumë dëshirë që të luaj jashtë, pse jo të mos shpresoj. Unë po punoj çdo ditë, tani të shohim.

Idhulli juaj në basketboll cili është?

Në fakt, e kisha një idhull, por ai tani nuk jeton më. Frymëzim ka qenë Kobi Brajant.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania