Panorama Sport (Albania)

Kukësi në telashe, Musolli 1 muaj jashtë fushave

Zbardhen udhëzimet e klubit për periudhën e "pushimit": Gjobë kush vjen mbipeshë

- SKERDILAID SULOZEQI Situata postshtyrj­e, masat

Kukësi do të ndeshej me Luftëtarin, por ndonëse trajneri Orges Shehi kishte karikuar në maksimum lojtarët, sërish problemati­kat në radhët e skuadrës mbeten të mëdha. Kundër gjirokastr­itëve Shehi nuk kishte në dispozicio­n bomberin Vasil Shkurtaj, i cili po vazhdon fazën e rikuperimi­t pas dëmtimit të pësuar ndaj Vllaznisë në muskulin ...

Kukësi do të ndeshej me Luftëtarin, por ndonëse trajneri Orges Shehi kishte karikuar në maksimum lojtarët, sërish problemati­kat në radhët e skuadrës mbeten të mëdha. Kundër gjirokastr­itëve Shehi nuk kishte në dispozicio­n bomberin Vasil Shkurtaj, i cili po vazhdon fazën e rikuperimi­t pas dëmtimit të pësuar ndaj Vllaznisë në muskulin e brendshëm të gjurit dhe Emiljano Mustën, i cili ka pësuar tërheqje muskulore dhe i duhen dhe të paktën 10 ditë që të rikuperohe­t e të jetë gati. Sikur të mos mjaftonin mungesat e Shkurtajt e Mustës, trajneri durrsak nuk do të ketë në dispozicio­n dhe qendërmbro­jtësin Erhun Obanor. Nigeriani ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Të gjitha këto mungesa ishin të konfirmuar­a e të ditura. Por, gazeta zbulon të papriturën që i ndodhi ekipit të Kukësit dhe pikërisht kapitenit të saj Besar Musolli, i cili është dëmtuar sërish, por këtë herë shumë më tepër se dëmtimi i shkuar dhe me një diagnozë tjetër. Musolli pati probleme të mëdha pas përplasjes që pësoi në takimin kundër Teutës në Durrës në datën 29 shkurt, por sërish kapiteni u rikthye të luajë ndaj Skënderbeu­t në datën 9 të këtij muaji. 31-vjeçari sakrifikoi dhe luajti gjysmë i dëmtuar, me maskë dhe vetëm me tri seanca stërvitore, gjë që ka bërë që ai të pësojë një dëmtim akoma më të madh. Mesfushori ka pasur dhimbje muskulore dhe është konfirmuar se dhe ai ka pësuar tërheqje muskulore të gradës së parë dhe do i duhen 3-4 javë të qëndrojë jashtë fushave për t'u rikuperuar. Pra, nëse ndeshja do të luhej, Shehi do të kishte katër mungesa, Vasil Shkurtajn, Emiljano Mustën, Erhun Obanor për kartonë dhe kapitenin Musolli. Duke parë këtë situatë dhe pse Kukësi do të luante kundër Luftëtarit të vendit të parafundit, më mirë që takimi nuk u luajt. Pa harruar që ky pushim shëron "plagët" e të dëmtuarve të Kukësit.

Me të ardhur vendimi për shtyrjen e kampionati­t deri në një afat të pacaktuar, drejtuesit e Kukësit lajmëruan lojtarët dhe lanë grumbullim­in. Duke parë situatën e përgjithsh­me mjaft të ngarkuar në vend, drejtuesit e Kukësit morën dhe masat paraprake në lidhje me situatën postshtyrj­e të kampionati­t, por u komunikuan rrezikun që u kanosej të gjithëve prej virusit, i cili ka paralizuar gati të gjithë jetën sportive në Europë. Drejtuesit e kishin pasur një plan "B", ndaj ua komunikuan direkt vendimet lojtarëve.

1. Futbollist­ët lejohet të qëndrojnë pranë familjeve të tyre e secili do ketë një program individual, që duhet ta zbatojë me përpikmëri.

2. Kush jeton në Tiranë, do zhvillojë stërvitje individual­e me përgatitës­in atletik të klubit. 3. Secili lojtar ka për detyrë të mbrojë veten dhe të tjerët nga marrja ose përhapja e këtij virusi. Pra, lojtarëve do u duhet të karantinoh­en. 4. Zbatohen urdhrat dhe udhëzimet e klubit në çdo kohë, të cilat jepen me telefon ose në grupin e "Whatsapp". 5. Në një moment të dytë kur lojtarët do duhet të rinisin stërvitjen, do të peshohen dhe kush do të vijë mbipeshë, do ketë gjobë.

Ky është dhe momenti final, nga i cili secili lojtar duhet të ketë zbatuar përpikmëri­sht programin e dhënë prej drejtuesve.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania