Dy javë kampionati dhe çerekfinal­et e Kupës

Panorama Sport (Albania) - - SITUATA EMERGJENTE -

Me vendimin e djeshëm për të ndërprerë futbollin në Shqipëri, kalendari prek të paktën dy javë të kampionati­t dhe një nga ndeshjet e turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Në Kategorinë Superiore, pritej që të luhej java e 27-të këtë fundjavë dhe java pasardhëse në fundjavën e ardhshme, mes datave 21 dhe 22 mars. Më pas, ishte parashikua­r pushimi për ndeshjet e ekipeve kombëtare. Në mesjavë, do të zhvillohes­hin ndeshjet e para të turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Kjo, për vetë kalendarin e ndeshjeve që do të luheshin brenda muajit mars, teksa i gjithë plani i masave edhe në Itali, përcakton datën 3 prill si një afat përfundimt­ar, me shpresën që situata me virusin të jetë përmirësua­r.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.