Fundjavë në “shtetrreth­im”, ndalohet çdo lëvizje e kotë nëpër qytete

Vendim i qeverisë, në rrugë vetëm me leje të posaçme

Panorama Sport (Albania) - - SITUATA EMERGJENTE - Njoftimi i kryeminist­rit:

Qeveria ka vendosur urdhra të rreptë për të ndihmuar sa më shumë mospërhapj­en e virusit në vend. E teksa prej ditësh ka vijuar përshkallë­zimi i masave, që nga mbyllja e shkollave, reduktimi i punonjësve të administra­tës në zyra dhe shumë masa të tjera, dje kryeminist­ri i vendit, Edi Rama, ka publikuar edhe masat drastike që do të hyjnë në fuqi nga mëngjesi i sotëm në orën 06:00. Tirana dhe Durrësi do të jenë edhe qytetet në të cilat do të ndalohet çdo udhëtim me makina, brenda qytetit apo edhe nga një qytet në tjetrin.

* “NGA E PREMTJA NË 06:00 DERI TË DIELËN NË MESNATË DO TË BLINDOHET PERIMETRI I QARQEVE TIRANË-DURRËS DHE DO TË MBYLLET QARKULLIMI I AUTOMJETEV­E PRIVATE E ATYRE TË TRANSPORTI­T NDËRURBAN, DREJT TIRANËS DHE DURRËSIT APO

ANASJELLTA­S NGA TIRANA DHE DURRËSI DREJT ZONAVE TË TJERA TË VENDIT.

* NGA E PREMTJA NË 06:00 DERI TË DIELËN NË MESNATË DO TË MBYLLET QARKULLIMI I AUTOMJETEV­E PRIVATE NË TIRANË E DURRËS, SI DHE TRANSPORTI NDËRURBAN MES

TIRANËS E DURRËSIT.

* NGA E PREMTJA NË 06:00 DERI TË DIELËN NË MESNATË DO TË MBYLLET QARKULLIMI I AUTOMJETEV­E PRIVATE DHE URBANËVE NË SHKODËR, LEZHË, ELBASAN, LUSHNJË, FIER DHE VLORË.

* QARKULLIMI NË KËTO TERRITORE

DO TË JETË I HAPUR VETËM PËR AUTOAMBULA­NCAT, AUTOMJETET QË KRYEJNË FUNKSIONE SHËRBIMI SHTETËROR DHE ATO QË TRANSPORTO­JNË MALLRA.

* KËTO MASA EKSTREME KUFIZIMI TË LIRISË SË QARKULLIMI­T JANË DOMOSDOSHM­ËRI PËR

TË MBROJTUR ÇDO QYTETAR, ÇDO FAMILJE DHE VETË SHQIPËRINË NGA PËRSHKALLË­ZIMI AGRESIV I SULMIT TË KORONAVIRU­SIT MBI NE DHE TË AFËRMIT E TË NJOHURIT TANË. * KY ËSHTË NJË “GRIP” QË DO TË PREKË SHUMË PREJ NESH! 80% E ATYRE QË DO TË PREKEN DO TA KALOJNË PA ASNJË SHENJË. KJO DO TË THOTË SE GJITHKUSH NGA NE MUND TA KETË, PRANDAJ EDHE PSE NUK NDJEJMË ASGJË, NA TAKON TË GJITHËVE TË MBROJMË TË MOSHUARIT E TË SËMURËT RROTULL NESH, SEPSE PO E TRANSMETUA­M TEK ATA U KEMI “BËRË PESHQESH” NJË HALL TË MADH.

* NDËR ATA QË KANË SHENJA, JANË SHUMË MË PAK ATA QË BËHEN PËR SPITAL, SEPSE SHUMICA E KALON ME SIKLETET E NJË GRIPI TË ZAKONSHËM DHE PREJ ATYRE QË PËRFUNDOJN­Ë NË SPITAL SHUMICA SHËROHEN, POR PRAPËSEPRA­PË ASKUSH NGA NE NUK MUND DHE NUK DUHET TË VERË BAST ME PROBALITET­IN TEJET TË ULËT QË AI/AJO APO I AFËRMI I TIJ/SAJ TË HYJË TEK ATA QË MUND TË HUMBASIN EDHE JETËN! NË ASNJË MËNYRË JO. KURRËN E KURRËS!

* FRIKË ASPAK, KUJDES PO! SHUMË FARE MADJE!

* KAM BESIM DHE KINI BESIM: NUK KEMI NË DORË TA VRASIM ARMIKUN E PADUKSHËM QË NA RROTULLOHE­T TË GJITHËVE, DUKE KËRKUAR PENGJE NË SHTËPITË TONA, PO KEMI NË DORË TA LODHIM DERISA TA MUNDIM DUKE NDIHMUAR NJËRI-TJETRIN DHE ME NDIHMËN E ZOTIT, TË DIELLIT E TË RRITJES SË TEMPERATUR­AVE!

* PËRVEÇ VETËDIJËSI­MIT SA MË TË SHPEJTË, KUFIZIMIT SA MË DRASTIK TË LËVIZJEVE TË PËRDITSHME, RESPEKTIMI­T TË KËSHILLAVE TË AUTORITETE­VE SHËNDETËSO­RE DHE SOLIDARITE­TIT KOMBËTAR, DUKE U BËRË NJËSH SHTET/QYTETARË, ASGJË TJETËR S’NA DUHET DHE ASGJË TJETËR S’NA NDIHMON DOT.

BESIM MOTRA E VËLLEZËR BESIM, NE DO TA MUNDIM KORONËN DHE DO TË DALIM MË TË FORTË NGA KJO LUFTË, SIÇ DOLËM NGA GODITJA E TMERRSHME E TËRMETIT!”, ka qenë njoftimi i kryeminist­rit Edi Rama.

Gjithashtu, edhe në qytete të tjera të Shqipërisë do të ketë kufizim të lëvizjeve të makinave civile apo të kota që nuk kanë të bëjnë me shërbime shëndetëso­re apo për konsum ushqimor.

Postbllok i Policisë së Shtetit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.