Futbolli në izolim, ja 5 skenarët e mundshëm

Plani për Europën, Kupa i bën lëmsh të gjitha variantet

Panorama Sport (Albania) - - SITUATA EMERGJENTE -

Në situatën e pazakontë që ka përfshirë futbollin dhe sportin në tërësi në të gjithë botën, nuk mund të bëjë përjashtim edhe Shqipëria. Vendimi i djeshëm për pezullimin e të gjitha ndeshjeve të kampionati­t natyrisht i ka bërë të gjithë të pyesin: Po tani çfarë do të ndodhë? Shpresa e madhe është që gjithçka të mbarojë sa më shpejt dhe të rikthehemi në normalitet­in e jetës. Por në rastin e një pandemie globale është e vështirë të përcaktosh axhenda e të bësh plane për të ardhmen, aq më tepër kur ke të bësh me aktivitete publike, siç është sporti. Në një situatë të tillë ngrihen disa pyetje thelbësore sa i përket kampionati­t të futbollit: Çfarë do të ndodhë? Kur do të rifillojë? Cilat janë zgjidhjet alternativ­e dhe çfarë masash duhen marrë nëse kohëzgjatj­a e kësaj “karantine” kombëtare del disi jashtë parashikim­eve?

Duke iu referuar debatit dhe sugjerimev­e që janë hedhur së fundmi në Itali (vendi europian me emergjencë­n më të madhe prej Koronaviru­sit), gazeta po sjell disa variante apo skenarë për mënyrën se si mund të veprohet me kampionati­n dhe Kupën në të ardhmen. Natyrisht, janë vetëm hipoteza dhe gjithkush mund t’i diskutojë. Të shtojë një zgjidhje tjetër apo edhe të refuzojë në mënyrë kategorike këto variante në të ardhmen.

1) Gjithë kjo situatë merr fund brenda një kohe të shkurtër që nuk zgjat më shumë se dy javë dhe më pas kompensohe­n ndeshjet e mbetura, duke spostuar përfundimi­n e sezonit. Pra, duke u luajtur

edhe në qershor. Kjo shihet si zgjidhja më e mundshme dhe më korrekte për të gjithë pjesëmarrë­sit në garën futbollist­ike në të gjitha kategoritë.

2) Një variant është që të përdoret sistemi “play off” dhe “play out” për titullin dhe për rënien nga kategoria. E thënë ndryshe, një minikampio­nat brenda sezonit, por me ndeshje të reduktuara: 5 skuadrat e para luajnë mes tyre për të vendosur titullin, ndërsa pesë të fundit për mbijetesën. Natyrisht, ky variant do të kontestohe­j fuqishëm

nga shumë klube, dhe me të drejtë. I vetmi përfitim do të ishte që do të ringjallte interes dhe do të ndihmonte klubet sadopak financiari­sht, sepse do të tërhiqte shumë vëmendje.

3) Varianti tjetër, një ndarje tjetër: tri të parat të luanin “play off” për titullin, tre të tjerat për Europën dhe dy për të shmangur vendin e tetë. Në këtë mënyrë do të shmangeshi­n nga gara dy skuadrat e Flamurtari­t dhe Luftëtarit që e kanë prerë praktikish­t biletën për në

Kategorinë e Parë. Edhe kjo do të ngjallte debat të ashpër, sepse secili klub ka të drejtën ta kontestojë sipas këndvështr­imit dhe interesave të tij.

4) Lënien në fuqi të kësaj renditjeje nëse koha nuk premton më dhe ndarjen e vendeve duke u bazuar te klasifikim­i aktual. Me këtë llogari, Tirana kampione, Kukësi dhe Laçi në Europë, Luftëtari dhe Flamurtari të rëna nga kategoria dhe Vllaznia në “play off”. Vendi i katërt që të çon në Europë të vendoset vetëm pasi të jenë zhvilluar

ndeshjet e Kupës dhe të shpallet fituesi i saj. Shumë e diskutuesh­me edhe kjo, sepse u heq mundësinë klubeve të tjera të garojnë deri në fund, pa u dhënë mundësinë që të luajnë të gjitha shanset.

5) Bëhet nul i gjithë sezoni dhe rinis gjithçka nga e para. Do të ishte vendimi më ekstrem dhe në rrethanat më të vështira. Ka shumë pak gjasa të ndodhë, madje edhe shumë prej varianteve të mësipërme, sepse shpresat janë që kjo periudhë “karantine” të mos zgjasë shumë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.